Ish-i ushtari i UÇK-së dhe ish i burgosuri politik, Nijazi Kryeziu, vjen në një rrëfim për dokumentarin “Expose” prodhim i “Gazeta Blic”.
Ai pëveç burgut të Dubravës ishte i burgosur edhe në burgun e Nishit.
Ai kthehet pas në kohë dhe flet për lirimin e kryeministri aktual të vendit, Albin Kurti, nga burgu i Nishit.
Ai tha se i njëjti është liruar me nënshkrim të Presidentit të atëhershëm të Serbisë, Vojislav Koshtunica.
Kryeziu si ish- i burgosur në Burgun e Nishit tha se asnjë tjetër duke përfshirë të burgosur politik, aktivist, atdhetar apo pjesëtar të UÇK-së s’janë lriuar me një vendim të tillë.
Ai potencoi se duhet të ketë shpjegime nga Albin Kurti në lidhje me këtë çështje por dhe duke kritikuar partitë për mos-veprim në kërkimin e përgjegjësisë.
“E para qëndrimi zgjat mbi një dokument i cili është i lëshuar dhe nënshkruar nga ish-Presidenti serb dhe unë nuk di dikush tjetër nga ish të burgosurit qoftë politik, qoftë aktivist, atdhetar, qoftë pjesëtar të UÇK-së që janë liruar me një vendim të tillë. Do të thotë ka të bëjë me qasjen që unë kam pas në raport me te sepse edhe unë kam qenë i burgosur politik dhe kam i akuzuar si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne të gjithë kemi një vendim se Parlamenti i Serbisë ka marrë një vendim për transferin me një paragraf të vazhdimit të mbajtjes së burgut në vendin ku është kryer vepra penale. Dhe unë i qëndroj prap asaj që e kam thënë, duhet shpjegime nga vetë zoti Kurti dhe ata që dinë ta shpjegojnë këtë temë. Ju e dini që Kurti, Kryeministër i Kosovës, ka një ekip njerëzish që janë të aftë të bëjnë shmangien nga e vërteta, gjërat që ata kanë kritiku kur kanë qenë në opozitë sot i bëjnë dhe janë normë e pranushme dhe fatkeqësisht partitë opozitare nuk kanë edhe sot një koncept të tillë të përballjes dhe kemi dy-anshmëri, ata kanë shmangien e së vërtetës, aprtitë opozitare kanë shmangien e të vepruarit në rolin opozitar” deklaroi Kryeziu për “Expose” raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


