• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Hetimin e Energjisë: Aferat në KEK të lidhura me ambasadorin Martin Berishaj

04/30/2023 21:13
nga:N M

Hajdar Beqa, është kryetar i Komisionit Hetimor Parlmentar për Energjinë për periudhën 2006 deri më 2022, shkruan Gazeta Blic.

Ai për herë të parë për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic, ka treguar se ku i kanë lindur dyshimet e tij që në Korporatën Energjetike të Kosovës, kishte dyshime të forta për keqmenaxhim dhe korrupsion.

Sipas tij, këtë e ka vërejtur në kohën kur komisioni kishte marrë në pyetje drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Unë e kam pas rastin të jem kryesues i Komisionit Hetimor Parlamentar për periudhën 2006 -2022 dhe z. Krasniqin e kemi intervistuar edhe në Komision dhe ka qenë i shqetësuar në komision. Dhe nga aty e kemi parë që ai po fsheh diçka, në bazë të pyetjeve që ia kemi bërë edhe unë edhe deputet të tjerë”, thotë Hajdar Beqa.

Sipas Beqës, Krasniqi edhe zyrtarisht r ka pranuar që është takuar me kompani në kundërshtim me ligjin, të cilat kanë qenë duke negociuar për të marrë tender në KEK dhe ka qenë shqetësuese për ne dhe në një nga mbledhjet Krasniqi ka lëshuar sallën dhe ne kemi kërkuar që nëse nuk vjen në mbledhjen e radhës të sillet me fletë arrest nga Polciia e Kosovës.

“Policia dhe prokuroria duhet ta kryejnë punën e vet dhe ne inkurajojmë këto institucione që të kryejnë punën e vet l, sepse pushtetet janë të ndara, kush bënë një veprim të tillë pavarësisht cilën parti politike është…, ne duhet ti përkrahim ato për punën e tyre”, thotë ai, raporton Gazeta Blic.

”Te ne ndodhi diçka e pazakonte, shumë shqetësuese për mua, për qytetarët e Kosovës, kur kryeministri i vendit, krerët e shtetit, deputetët, ministrat përkatës, dalin e mbrojnë keqpërdoruesin , e mbrojnë hajnin. E mbrojnë kryesin e veprës penale dhe të njëjtën kohë, akuzojnë prokurorin se pse po e lufton korrupsionin dhe këto nuk shkojnë bashkë. Dhe një parti që ka ardhur në pushtet duke e proklamuar se do ta luftojnë korrupsionin do të ketë rend dhe ligj , të njëjtit dalin në foltoren e Kuvendit dhe kryeministri del në Kuvend e sulmon prokurorin. Unë, mendoj se kryeshefi duhet të suspendohet, t`i lihet organeve e drejtësisë të kryejnë punën e vet. Bordi i drejtorëve duhet të shkarkohet, sepse aksionar është Qeveria e Kosovës dhe në një ndërmarrje ku keqpërdorën miliona euro është e pakuptimit kjo sjellje e Qeverisë. Ka pasur vizita në Nagip Krasniqit në Poloni, ku kompani kanë marrë kontrata një burimore, ka pas vizita të Nagipit me ambasadorin Berishaj dhe shihet fatkeqësisht, njëfarë mafie energjetike, e cila mbështet nga shteti i Kosovës kështu e shohim ne, Martin Berishaj po mbrohet nga presidentja, kryeministri edhe Martini edhe Nagipi janë bërë një dukuri e keqe ku shteti po mbron ata që shkelin ligjin”, thotë Beqa. / Gazeta Blic