• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Krasniqi: Me këtë draft që kemi, s’duhet të bëhet asnjë Asociacion!

03/16/2024 09:43
nga:Sh R

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ishte i ftuar në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin.

Krasniqi thotë se duhet të ketë negocim në bisedime deri në pikën ku nuk kalohet ligji dhe Kushtetuta e Kosovës.

“Janë edhe 5-6 tema tjera prej mënyrës së financimit, sepse e vërtet që do të kishte transparencë në kuptimin e asaj që vin në Bankën Qendrore mjetet edhe ti i sheh, po pastaj auditimi cfarë kompetence ka përveç që ka me thanë se nuk e keni auditu mirë, nuk ka penallti pas saj. Egzistojnë shumë probleme të tjera por ajo që po insistoj dhe po e them në momentin kur ti nuk vepron, nuk ke partneritet, nuk dëshiron me diskutu, ke probleme në komunikim siç ka thënë Escobar, atëherë normalisht që mbetesh në pak pozicion nuk lëviz përpara.

“Krejt këto është dashur me i zgjedh vet me i propozu vet, edhe pastaj me shku duke diskutu edhe me pas negocim vetëm deri në vijën ku nuk kalohet ligji dhe Kushtetuta e Kosovës. Kjo nuk ka ndodh në këtë qeveri dhe unë nuk pres që ka me ndodh në muajt e ardhshëm”, tha Krasniqi

Kryetari i PDK-së, thotë se me këtë draft që kemi, nuk bën të bëhet asnjë Asociacion.

Krasniqi potencon se nëse para dy vitesh do zbatohej vendimi për Manastirin e Deçanit, sot do të kishim një marrëveshje krejt tjetër.

“Me këtë draft nuk bën me ba asnjë Asociacion, por ai është kryeministër, ai është dasht që dy vite me ofru draftin e vet. Këtu është problemi, ky nuk po lëviz. Ky ka nis me paralajmëru që mundem me bo një draft dhe është njësoj sikur me Manastir, ta kish zbatu para dy vitesh vendimin për Manastirin e Deçanit, dhe ta kishte ofru atëherë draftin, sidomos në kohën kur ka fillu agresioni rus mbi Ukrainën, dhe me kërku me bo marrëveshjen na kishim pas krejt tjetër marrëveshje, nuk na kish mbet kjo marrëveshje. Nenin 6 në marrëveshjen bazike e kemi për shkak të moszbatimit të vendimit për ‘Manastirit të Decanit’. Këta po munohen me manipulu tu thanë vetmenagjim, cfarë vetmenagjimi ajo është autonomi”, u shpreh ai.

Tutje Krasniqi thotë se Kurti shitet si guximtarë, por ky ka mungesë të guximit.

Ai shton se Kurti nuk ka marrë asnjëherë vendime që i sjellin dobi vendit dhe qytetarëve.

“Këtu është gabimi total i veprimeve të tij, këtu është mungesa e kompetencës që ky e ka në qevrisje. Këtu është mungesa e guximit sepse ky shitet si guximtar i madh por ky guxim nuk ka, në qeverisje, lidership. Guxim është me marrë veprime të rëndësishme të cilat munden të mos jenë të popullarizuara në një moment por që janë të duhura dhe të drejta, dhe që i sjellin dobi edhe vendit edhe qytetarëve, dhe kështu vendimesh Albin Kurti nuk ka marrë”, shtoi Krasniqi, shkruan Gazeta Blic.

04/26/2024 23:15

“Rrëfehet” Ismet Munishi U kënaqa tek Ballkani, e Prishtina – “Plisat” janë tifozët më të mirë në vend