• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Krasniqi: Ligji për konfiskimin e pasurisë mund të përdoret si “gjueti shtrigash”

01/14/2022 22:22
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 dokumentarin “Konfiskim i pasurisë apo hakmarrje“.

Ligji në fjalë është kundërshtuar nga shoqëria civile dhe organizatat jo qeveritare që merren me monitorimin e sistemit të drejtësisë në vend.

Albert Krasniqi nga Demokracy Plus pohon se modeli i këtij ligji është i gabuar për Kosovën, raporton GazetaBlic.com

“Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme është i domosdoshëm në Kosovë, sepse shohim zyrtar me paga të ulëta dhe me pasuri që nuk mund ta justifikojnë, është e domosdoshme që të bëhet konfiskimi i pasurisë, paga e vogël e fitimi i madh duhet të marrë fund por kjo duhet të bëhet sipas praktikave ndërkombëtare, në këtë drejtim qeveria ka nisur themelimin e byros por aty është vendosur që pasuria të trajtohet si çështje civile jo si cështje penale, që nënkupton se personat që nuk mund ta justifikojnë pasurinë ajo mund të merret por nuk ka ndonjë dënim, por ka amnisti, dhe po ashtu i trajton në mënyrë të pabarabartë pjesën tjetër të shoqërisë kur prokuroria ta provoj së është fajtor, dhe barra e proves bie mbi palen jo mbi anën e shtetit”, tha Krasniqi.

Sipas tij, më problematik konsiderohet fakti se fillimi i hetimeve mbetet gjithmonë mbi vullnetin e drejtorit të byros.

“Problemkatike është edhe fakti se ky insitucion zgjidhet nga Kuvendi dhe drejtori i ka të gjitha kompetencat dhe është personi që do të autorizojë hetimet dhe verifikimet kështu që ky mund të jetë i ndikuar nga partia që është në pushtet dhe ky ligj mund të përdoret si gjueti shtrigave, për të mbyllur gojën gjithë a tyre që e kundërshtojnë qeverinë, pastaj mund të denigrohen figurat sepse i bëhet gjyqi publik atyre dhe ky bëhet mjet i rrezikshëm për partitë në pushtet për përsekutimin e njerëzve të opozitës”, u shpreh Krasnqi.

Emisioni i plotë:

Projektligji për Byron Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është miratuar nga Qeveria Kurti në fund të muajit dhjetor dhe i njejti i është dërguar Kuvendit të Kosovës. Shqyrtimi i tij në komisionet parlamentare ende nuk ka nisur.

Nëse miratohet, ky ligj do të hyjë në fuqi 6 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, që supozohet se nga vjeshta do të fillojnë hetimet e para për zyrtarët publik që dyshohet se janë pasuruar në mënyrë të kundërligjshme.