• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kollçaku: Qeveria do të ndërmarrë veprime konkrete për të parandaluar ikjen e mjekëve

11/13/2021 22:09
nga:Y I

Për gjendje të rënduar në sistemin shëndetësor flasin edhe nga mazhoranca, veç se fajin për këtë ia hedhin qeverive të kaluara.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi Fatmire Kollçaku, deri sa ka shpejguar për atë çfarë do duhej të bëjë tani qeveria për të parandaluar largimin e mjekëve, ka përmendur faktorët që i shtyejn ata drejt vendeve evropiane.

“Tani besoj se kemi folur shumë a kemi na sistem shëndetësor dhe ka qenë një konstatim i përbashkët se këtu sektori shëndetësor nuk ka qenë i mbështetur nga qeveritë e deri tanishme. Ka disa faktor pse po ikin mjekët nga vendi. Ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës do të kërkojmë vazhdimisht nga Qeveria për financim të qëndrushëm për mjekët. Çështja tjetër është të mbështeten me kushtet për punën, pastaj me ligjin e ri për pagat që do të pëgatitet shumë mirë. Ka shumë argument që punëtorët shëndetësor do të vlerësohen me pagë dhe në bazë të performancës së tyre, janë edhe faktorët e jashtëm që po ndikojnë, sepse të rinjtë në Evropë nuk studiojnë mjekësinë dhe ka nevojë për mjekë, p.sh në Gjermani njihet diploma dhe ju ofrohet specializimi, ky është një benefit që nuk e kemi pasur, tani ata po marrin trurin tonë dhe po vlerësohet një mjek nga Kosova i cili ka mundësi menjëher të punoj. Pra janë dy faktor i shtyn mjekët që të largohen” deklaroi Kollçaku.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi Fatmire Kollçaku, ka thënë për Expose se do të ndërmarrin veprime konkrete për të parandaluar largimin e mjekëve nga vendi.

“Jo, ne deri tani kemi rreziku, sepse deri më tani me miliona euro janë derdhur në regjon, ajo që tani duhet të bëjmë është që t’i orjentojmë këto mjete tek ne, në mënyrë që të investojmë ne aparatura, ne jemi të interesuar t’i forcojmë instutcionet publike dhe rrjedhimisht nëse këto mjete kthehen në buxhetin e R.K do të jetë një kosto e përballueshme e trajtimit. Mos harroni nuk ka shërbime falas, me ligjin e ri do të krijohen raporte të tjera, do të kemi një database të ri i cili është parakusht për ligjin për shërbimet shëndetësore. Pra ajo çfarë mund të them në këtë moment, Qeveria Kurti dhe ne si deputet jemi shumë të interesuar për mirëqenien e mjekëve, mos harroni po ikin edhe infermierë dhe mendoj se ka shumë mundësi me strategjinë e re plotësim ndryshimin e legjislacionin në fuqi që të krijojmë një bazë ligjore e cila i hap mundësitë tjera” deklaroi Kollçaku për dokumentarin Expose, raporton Gazeta Blic.