• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kodra: Mjeku duhet të paguhet në bazë të performancës, ndryshe mos të presim përmirësim të shërbimeve shëndetësore!

10/23/2022 21:21
nga:Gazeta Blic

“Expose” prodhim medial i portalit GazetaBlic.com sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 pjesën e dytë të dokumentarit për ikjen e qytetarëve, me fokus mjekët.

Në këtë dokumentar pasqyrohet trendi i largimit të mjekëve nga sektori publik dhe pasojat për sistemin shëndetësor.

Besim Kodra, kryetari i Shoqatës së Pacientëve i tha Expose se bashkë me mjekët po ikun edhe pacientët.

“Ajo që duhet të tërhiqet si paralele së bashku me mjekët po na ikun edhe pacientët e që nuk e di saktësisht por njëri nga faktorët është edhe cilësia dhe siguria e shërbimeve shëndetësore që duhet ti marrim në të ardhmen, sa më shumë që mungojnë investimet kanë me ik mjekë e kanë me ik pacient kanë me na ik populate e përgjithshme”, tha ai.

Kodra, duke komentuar nivelin e ofrimit të shërbimeve për pacientët, u shpreh se ai do të përmirësohej në rast se paga e mjekëve do të përllogaritje në përformancën e tyre.

“Ajo që kisha me thanë, ose me ndërru qasjen e sindikatës së mjekëve, ne konsiderojmë se duhet të rritet pagesa për punën e mjekut dhe ata që e bëjnë punën do të paguhen më mire, pa e pasur një ndryshim në sistemi shëndetësor, ku mjeku do të paguhet në bazë të performancës dhe nuk mund të presim ndryshe që të ketë përmirësim të kushteve dhe shërbimeve shëndetësore”, tha Kodra.

Më poshtë emisioni i plotë: