Lajme

Kodi Civil/ Batusha: Qëndrimet i vendosim me Grupin – opozita po fshihet sa i përket këtij projektligji

05/06/2024 20:41
nga:G B

Deputeti i VV-së, Agon Batusha tha se për Kodin Civil vendosin vetëm pasi të diskutohet në Grupin Parlamentar.

“Ai është qëndrim i kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes. Natyrisht që Lëvizja e ka qëndrimin e saj sa i përket Kodit Civil dhe natyrisht tani i presim dhe diskutimet në Grupin Parlamentar nëse ky Kod duhet të vije për diskutim, mbetet të shihet a ka pasur ndryshime apo jo. Secili e ka përgjegjësinë e vet. Unë jam deputet i VV-së dhe gjërat i diskutoj me Grupin Parlamentar dhe bashkërisht me të i marrim dhe qëndrimet”, shprehet deputeti.

Ai për dokumentarin ‘Expose’ të Gazeta Blic, thotë se Kodi Civil nuk mund ta çojë vendin në zgjedhje dhe se synojnë ta dërgojnë mandatin deri në fund.

“Ajo është hipotetike. Nuk besoj që Kodi Civil mund ta çojë vendin në zgjedhje. Ne synojmë që ta çojmë deri në fund mandatin, që të bëhemi qeveria e parë që e çon deri në fund mandatin duke i dhënë stabilitet Kosovës dhe që duhet të shkojmë deri në fund të mandatit”, thekson Batusha.

Deputeti i VV-së kritikon opozitën për qëndrimin për Kodin Civil, pasi thotë se ata po fshihen duke deklaruar ndryshe me ndërkombëtarët e ndryshe në Kuvend.

“Partitë opozitare po fshihen pak sa i përket kësaj çështje. Ata kanë deklaruar ndryshe me ndërkombëtarët, ndryshe po sillen në Kuvend, gjithsesi kjo është çështje e tyre. Mbetet të shihet ditën kur të vijë Kodi Civil në Kuvend, secili Grup Parlamentar dhe secili deputet do ta japë qëndrimin e tij, duke më përfshirë dhe mua”, deklaron deputeti Agon Batusha./Gazeta Blic/

 

 

Tahiri: AAK nuk ndryshon qëndrim për Kodin Civil, mazhoranca ka dështuar – Kosova ka agjendë më të rëndësishme tani

Demhasaj: Kodi Civil duhet të votohet – deputetët kundërshtues të VV-së mund të lihen jashtë listës në zgjedhjet e ardhshme

Duda Balje: Nuk ndryshoj qëndrim për Kodin Civil, është gabim që po e ngjyrosin me LGBTQ+