Lajme

Zgjidhen dy anëtarët jo-shqiptarë të Bordit të RTK-së

11/26/2026 12:41
nga:L J

Deputetët e Kuvendit kanë votuar për anëtarët jo-shqiptarë të Bordit të RTK-së.

Komisioni zgjedhor, pasi shpërndau fletëvotimet, verifikoi ato dhe nisi numërimin e tyre.

Nga rezultatet, anëtare e Bordit të RTK-së nga komuniteti jo-shumicë serb u zgjodh Ana Kostiç.

Ndërkaq, nga komuniteti jo-shumicë jo-serb, u zgjodh Aldin Shabani.

Për dy anëtarët shqiptarë, RTK-së iu propozua që të shpallet konkurs i ri.