• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kërstiq: Albin Kurtit i kanë mbetur veç dy rrugë

03/18/2024 17:20
nga:G C

Gazetari e analisti serb, Branislav Kërstiq ka theksuar për emisionin “Expose” se procesi i shkarkimit të kryetarëve në veri është i papranueshëm.

Ai po vlerëson se në veri kemi një lloj shkelje të të drejtave kolektive në komunitetin serb.

“Për mua procesi i shkarkimit të kryetarëve në veri si banor i asaj pjese të Kosovës nuk është i pranueshëm. Kryetarët i kemi zgjedhur me 100 e ca vota por për shkarkimin e tyre është i nevojshëm 3000 ose 9000 mijë vota. Do të thotë kemi një lloj shkelje të të drejtave kolektive në komunitetin serb në veri. Por serbët me nacionalitet serb i kanë dëgjuar këshillat nga Lista Serbe dhe këshillat e politikave tepër të gabueshme nga kabineti i Vuçiq. Tani e kemi atë që e kemi, kemi pushtet lokale, civile të cilat janë duke i shërbyer më shumë kryeministrit se sa qytetarëve. Në anë tjetër kemi një lloj të pjesëtarëve të Policisë, të cilët janë afër objekteve të komunave dhe të cilat janë sipas Kushtetutës së shtetit të Kosovës, edhe ata obligohen me i shërby qytetarëve dhe jo me qenë atje për me rujt stafin i cili është i instaluar nga Prishtina zyrtare. Nuk besoj se do të kemi tensione dhe incidente”, tha Krstiç.

Gazetari serb, Branislav Kerstiq po vlerëson se Kurti i ka vetëm dy rrugë.

Që sipas tij, të vazhdoj me inate dhe të mos e themeloj Asociacionin pa njohje de fackto, apo t’u besoj aleatëve që po kërkojnë themelimin e tij.