• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kërquki: Takimi i Memli Krasniqit me kryeminsitrin Kurti, do ta determinojë të gjithë fushatën e PDK-së!

06/22/2024 11:24
nga:Sh R

I ftuari i radhës në Blic Intervieë me Astrit Gashin është gazetari i njohur Leonard Kërquki.

Ai ka komentuar takimin e mbajtur së fundmi ndërmjet kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kryeministrit Kurti.

Kërquki thotë se ka diçka aty duke i’u referuar energjisë që u përçua nga ky takim.

“Qajo energjia që ishte mes Albinit dhe Memlit, ka diçka aty. Të dyjat nuk kanë vija të kuqe më për njëra tjetrën, ajo që kemi dëgju ne ne publik i jep të drejtë Albin Kurtit. Ka thënë se me PDK nuk bëj me Hashim Thacin dhe Kadri Veselin, le të del njëherë në opozitë PDK, pastaj folim. I bie që këto të dyja kanë ndodhë. Kurse PDK-ja në anën tjetër ndër vite votuesi i tyre në masë të madhe ka qenë edhe klientelë që i bie se është shumë i lidhur me pushtetin, kështu që afërsia e PDK me VV-në unë mendoj që nuk i bënë shumë dëm PDK”, tha ai.

Tutje ai thotë se takimi i Memlit me kryeminsitrin Kurti, do ta determinojë të gjithë fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Në një mënyrë takimi në dukje krejt i parëndësishëm, unë mendoj që i ka formësu narracionin e dy partive kryesore në fushatën e ardhshme që ka me qenë. Por PDK pavarësisht nëse e ka bë për veprime taktike të saj, unë mendoj që ai takim ka me determinu komplet fushatën e PDK. I bie që PDK nuk ka me qenë agresive ndaj pushtetit e aq më pak ndaj Kurtit gjatë krejt fushtaës tjetër”, shtoi Kërquki.

Ai thekson se në një sondazh brenda PDK, Bedri Hamza, është ai që ka dal më i preferurari dhe si kandidatura më e mirë e tyre.

“Njerëzit si Bedri Hamza, me ta edhe arritën me fitu PDK dhe LDK në zgjedhjet lokale. Bedri Hamza ka dal më i preferumi brenda PDK në një sondazh të tyre, pra si kandidaturë më e mirë e tyre, kështu që ka qenë edhe stratEgjike Bedri Hamza, edhe për faktin që nuk është polarizues, edhe për faktin që strukturat e PDK e kanë shfaq një preferencë më të madhë për të. Secili që e voton PDK nuk ka arsye mos me votu Bedri Hamzën. Unë besoj që 20 mijë është i mundshëm me u kthy prej Bedri Hamzës, për shkak se ndryshe prej LDK që PDK nuk i ka shku diku larg votuesi i vet, pra nëse LDK 100 mijë votues i kanë dal në VV, te PDK ndoshta ka mujt me abstenu votuesi dhe nuk besoj që ka qenë një bartje aq e madhe”, potencoi ai.