• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kërquki: Abdixhiku nuk i shkon Kurtit në një qeveri ku nuk është përfaqësues i saj ose kryeministër!

06/22/2024 13:41
nga:Sh R

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është gazetari i njohur Leonard Kërquki.

Kërquki thotë se tani LDK e ka mundësinë që të paraqitet si parti e vetme opozitare përballë Kurtit.

“LDK tash e ka mundësinë me u paraqit si parti e vetme opozitare përballë Kurtit. Tash e sheh Ramush Haradinaj në intervista se si e ka betonizu qëndrimin kundër Albinit, madje është duke u bërë edhe më i ashpër kundër Kurtit. Në një anë PDK nuk ka me qenë e ashpër siç ka qenë para atij takimi kurse LDK, AAK dhe NISMA, kanë me qenë opozitë, kanë me provu me zënë vendin e opozitës” thotë ai.

Tutje ai thotë se LDK nuk do ta kishte arritë këtë rezultat në zgjedhjet komunale pa Lumir Abdixhikun.

“Unë mendoj që çfarëdo që merr Lumir Abdixhiku mbi 150 mijë vota, gjithmonë duke e llogaritë edhe suksesin në zgjedhjet lokale, se unë nuk besoj që pa Lumrin LDK kish arrit me e marrë rezultatin që e ka marrë në zgjedhjet komunale, duke përfshi Prishtinën si garën më interesante dhe më të vlefshme për këtë parti. Mos të harrojm se Lumir Abdixhiku është bërë kryetarë kur LDK ka qenë 12%, pra nëse shkojmë të 20 gati i bie dyfishim, pra nuk mundet me i thënë dikush ti ke dal e dyta dhe hajde ndërroje kryetarin”, tha ai.

Kërquki thotë se zgjedhja e parë e Albin Kurtit do të ishte LDK, pasi që për ta është zgjidhja më e lehtë.

Ai shton se Abdixhiku nuk i shkon Kurtit në një qeveri ku nuk është përfaqësues i saj ose kryeministër.

“Po supozojmë që VV i ka diku 38% që i bie diku 42-43 deputetë, që i duhen edhe 20 vota që ta formoj shumicën, po supozoj që 10 i gjen tek minoritetet jo serbe natyrisht ata shkojnë me automatizëm, i duhen edhe 10 ose 8 prej opozitës. Cilën e kish zgjedh Albin Kurti në bindjen tuaj? Unë mendoj që zgjedhja e parë e VV është LDK, për ta zgjedhja e LDK është më e lehtë, por në anën tjetër nuk besoj që Lumir Abdixhiku i shkon Kurtit në një qeveri ku nuk është përfaqësues i saj ose nuk është kryeministër. Në anën tjetër pse ka me i shku Memli Krasniqi ose Bedri Hamza, Albin Kurtit thjesht për me i marrë dy ministri, nuk i shkojnë”, thotë ai.