• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kërkesa e Rugovës për Turqinë në një takim të lartë: Lapsa e fletore

01/21/2023 21:42
nga:N M

Në vitin 1992 saktësisht në shkurt të atij viti Ibrahim Rugova kishte realizuar dy vizita me zyrtarët më të lartë të shtetit të Turqisë asokohe sipas bashkëpunëtorit të afërt të ish presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci.

Nga këto vizita Merovci është “çuditur e habitur” me kërkesat që ka pasur Ibrahim Rugova ndaj shtetit turk.
Sipas tij ai në takim me presidentin e atëhershëm turk Turgut Ozal kishte kërkuar lapsa e fletore, por për këtë Rugova kishte një arsyetim.

“Nëse flasim për Turqinë Rugova i ka pasur dy udhëtim në Turqi një udhëtim që e kishte takuar Demirelin si kryeministër dhe Hysamedin Cindorg dhe ka qenë i planifikuar me Turgu Ozal president I Turqisë. Diku në shkurt të vitit 1992 pa qenë i zgjedhur president aso kohe Rugova. Dhe në takime me kryeministrin, kryetaren e parlamentit, krejt takimet kanë qenë sensibilizim dhe shprehje e një pushtimi brutal dhe kërkesat e popullit se në dëshirojmë shtet dhe pavarësi jo sa për t`i pasur, por i vetmi garancë dhe mekanizëm që na garanton të drejtat është pavarësia dhe këtë ka arritur shkëlqyeshëm t`i plasojë këto kërkesa. Në sallë kur ka hyrë në takim me Turgut Ozalin fjala bjen dhe Ozal kërkon hapjen e hartave dhe i thotë Rugovës në një rast çka mund të bëjë Turqia për Kosovën dhe juve në këtë aspekt – Rugova i thotë – Ne kemi jetën e zhvillojmë atje e kemi njëfarë fondi që vet mbahemi, por me shkolla e kemi pak punën keq dhe kishim pasur nevojë për mjete shkollore, eventualisht çështje të arsimit, lapsa fletore. Do të thotë në ato takime secili do të kërkonte aeroplanë, tankse e ushtri … pasi që dolëm dolën nga takimi i thash Avni Spahiut a për fletore e lapsa u takua Presidenti Rugova me kryetarin këtu a që i bie se Rugova sa i përket linjës gjeografikisht kufirin e ka qitur te Turqia, çka ki me fol thojke ti me Turqinë kur është në aleancë me Amerikën, në NATO, veç që ekziston si Turqi për neve mjafton”, thotë Merovci.