• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kërçeli flet për një koalicion të mundshëm me PDK-në!

05/02/2025 22:42
nga:Y I

I ftuari i radhës në ‘ Blic Interview’ është deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli.

Kërçeli u pyet në lidhje me ftesën për takim konsultativ që kryetari i VV-së, Albin Kurti, u dërgoi Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe se a mund të ketë një koalicion të mundshëm LVV-PDK.

Ai tha se subjektet politike në këto momente i kanë thirrur në takim në lidhje me ngçrçin e krijuar në Kuvend për çështjen e kryeparlamentarit.

“Ftesa për dy subjektet për LDK-në dhe PDK-në, nuk është e njëjtë si ajo që i është bërë më herët Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo ka qenë ftesë për të diskutuar për daljen nga ngërçi i konstituimit të Kuvendit, kurse e kaluara ka qenë ftesë për të diksutuar për t’i parë mundësistë se si mund të vazhdojmë tuje, ndoshta edhe për të qeverisur bashkë. Kjo ndoshta është një dëshirë e hershme e LDK-së që mos të futet në këtë koalicion, mos të futet në një bashkëpunim me LVV-në. Sa i përket PDK-së nuk është diskutuar asnjëherë, as në Grupin Parlamentar të LVV-së por edhe nuk kemi patur mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm…kështu që unë nuk e di personalisht se si janë mundësitë për Partinë Demokratike të Kosovës por e di që i kemi ftuar për të zgjidhur këtë ngërçin i cili po na ndodh në Kuvendin e Kosovës dhe nuk kemi mundur aty të arrijmë një dakordim se si të vazhdojmë tujte me votimin e kryetares zonjës Albulena Haxhiu dhe nënkryetarëve”

A foli edhe në lidhje me dy ftesat e pranuara nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, për takim me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Atëherë ftesa e cila ishte bërë për partitë politike që të flasin për datën e zgjedhjeve dhe atëherë PDK-ja vendosi që të vijë në takim dhe tani erdhi në takimin për konstituimin e Kuvendit. Unë nuk po lexoj diçka që mund të na thotë se jemi të gatshëm për një koalicion. Unë mendoj që të dy palët jemi duke u sjellë ashtu siç e presin qytetarët e Republikës së Kosovës, pavarësisht dallimeve politike”

Por a e voton, Ilir Kërçeli, një koalicion LVV-PDK… kjo ishte përgjigja e tij.

“Unë e votoj një koalicion, kjo mund të duket jo si mendim personal por do ua sqaroj. Unë e votoj një koalicion për të cilin ne dakordohemi së pari me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje normalisht edhe me Grupin Parlamentar, normalisht që do e votoja atë koalicion. Ne kemi treguar që kandidati jonë për Kryeministër dhe kryetari i VV-së është ai që do ta votojmë për Kryeministër dhe tek kjo pjesë nuk e diskutojmë pozitën e kryeministrit në asnjë variant” tha Kërçeli në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/