• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Katër prioritetet e Haradinajt për Prishtinën

07/23/2021 20:52
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, duke folur rreth kandidimit të tij në Prishtinë, ka prezantuar edhe katër prioritet e tij për kryeqytetin.

Prioritetet e Haradinajt janë, Ligji për kryeqyetin, Pallati i Rinisë dhe funksionalizimi i tij, Plani Rregullativ dhe Spitali Regjional i kryeqytetit.

“Prioriteti i parë është Ligji për kryeqytetin me shti në funksion. Pastaj është funksionalizimi i Pallatit të Rinisë, ish- Boro Ramizit. Më tej kemi Planin Rregullativ që i ka diskriminu lagje të caktuara skajshëm, nëse vetëm këtu ky jemi e shohim në çfarë gjendje është, çfarë Plani Rregullativ për këtë pjesë . Pastaj kemi Spitalin Regjional të kryeqytetit. Spitali Regjional i kryeqytetit duhet urgjentisht me hy në funksion dhe në shërbim të qytetarëve” tha Haradinaj në “Blic Interview me Astrit Gashin” raporton Gazeta Blic.