• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kastrati, ASK: Popullsia në zonat rurale është zvogëluar, Kamenica ka shpopullim të madh

04/30/2021 21:46
nga:Y I

Avni Kastrati nga Agjensia e Statistikave të Kosovës ka folur për dokumentarin “Expose” në lidhje me fenomenin e braktisjes së zonave rurale.

Kastrati përmend si faktor shtimin natyror dhe emigracionin dhe migracionin.

“Po ka shpërngulje, është faktike se struktura e popullsisë në zonat rurale është zvogëluar, ndër faktor janë edhe shtimi natyror dhe migracioni si ai i jashtëm si ky i brendshëm. Të dhënat janë të disponushme në nivel të vendbanimit, ka mundësi secili përmes web faqes së ASK-së për vendbanime prej vitit 1928 e deri në vitin 2011, ku është numri i popullsisë, por të dhëna të freksta cdo vit, në nivel të vendbanimeve është vështirë me i monitoru, apo me i zënë ato lëvizje” tha Kastrati për dokumentarin “Expose”

Tutje Kastrati ka thënë se komuna e Prishtinës ka një trend të rritjes së popullsisë nga viti në vit.

” Komuna e Prishtinës apo vet qyteti me rrethinen suburbane ka një trend të rritjes nga viti në vit, kjo nuk është për shkak të lindshmerisë, por si pasojë e migrimit dhe kryesisht migrimit të brendshëm, jo nga shtetet e tjera që po vinë në Prishtinë, por nga fshatrat. Në anën tjetër shohim disa komuna që janë në zvogëlim shumë të madh, si Komuna e Kamenicës e sidomos viset me malore ka një shpopullim masiv nga ato zona, janë faktor të ndryshëm që ndikojnë edhe për shkak të vijes kufitare, kushteve ekonomike apo rrethanave tjera apo gjetja e mundësive në zonat urbane” tha Kastrati raporton Gazeta Blic.