• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Kam qenë nxënës i mirë, por jam detyru me ndërpre shkollën shkaku i kushteve”

05/20/2022 22:19
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 dokumentarin “Asgjë për Pakicën”.

Në këtë dokumentar është pasqyruar jetesa e komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë, rom, ashkali dhe egjiptianë.

Në kushte të vështira të jetesës është edhe familja e Blerim Gashit, e cila përbëhet nga 25 anëtarë. Që të gjithë kryesisht varen nga asistenca sociale që marrin si ndihmë nga shteti, ngaqë rrallë arrin të sigurojnë ndonjë ditë pune.

Ai sot është baba i tre fëmijëve, të cilët thotë se e ka vështirë ti mbaj me të ardhurat që ka.

“Vallahi vështirë është, vallah punë nuk po ka, spo ka kurgjo. Duhet me mbajt famijen”, tha për Expose Gashi.

Për shkak të kushteve të vështira, ai ishte detyruar të ndërpres shkollimin në klasën e 7-të, ndonëse thotë se kishte qenë nxënës i mirë.

“S’kam pas kushte. Nxënës i mirë jam kanë vallah”, u shpreh ai.

Më poshtë mund ta ndiqni rrëfimin e plotë: