• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kadrijaj: Për vetëm 10 ditë nga sulmi në Banjskë, Kosova ka humbur hiç më pak se 20 milionë euro

01/29/2024 10:45
nga:Gazeta Blic

Ekspertët e ekonomisë po ngrejnë alarmin për dëmin ekonomik që po i shkaktohet vendit nga situata e sigurisë.

Mustafë Kadrijaj për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic ka theksuar se vetëm për 10 ditë nga sulmi në Basnkë, Kosova ka humbur hiq më pak se 20 milionë euro.

Ai thotë se qeveria duhet të marrë leksion nga sulmi në Bansjkë dhe të ketë bashkëpunim të ngushtë më miqte ndërkombëtarë, me SHBA-më, BE-në e NATO-n.

“Qeveria vlerësoj që ka marrë leksionin më të mirë me rastin e sulmit të fundit që nuk mund të ketë sukses pa bashkëpunm ndërkombëtarë, me miqtë e ngushtë ndërkombëtarë, më SHBA, NATO, dhe me BE. Ishte një rast jashtëzakonisht i mirë për të mësuar qeveria nga pësimi, që nuk duhet t’i ngrinë marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë, sepse si rezultat i bashkëpunimit me forcat e NATO-s, dhe SHBA-së, arriti që Kosova të dalë jashtëzakonisht mirë me rastin e sulmit të 24 shtatorit”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, në ditët e para pas sulmit, Kosova ka humbur miliona euro.

“Ato ditë kur ka qenë sulmi, brenda 10 ditësh Kosova ka humbur rreth 20 milionë euro, kjo sepse ndalen maunat, ndalet bashkëpunimi ekonomik dhe aq më shumë kur rritet paniku në bashkëpunim, është humbja më e madhe”.

 

10/13/2024 22:47

Bashkëshortja e Nasim Haradinajt: Beteja e fundit në Hagë ishte shumë e vështirë, dënimi ishte i padrejtë!