• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Jusuf Azemi paralajmëron protesta nga sektori privat nëse nuk rriten pagat

10/30/2021 20:25
nga:Y I

Dokumentari Expose në pjesën e dytë paraqet gjendjen e sektorit privat.

Sipas ekspertëve financiarë, sektori privat, është duke e përballuar me vështirësi ngritjen e çmimeve.

Ngritja enormeve e çmimeve në tregun kosovar, mbase do të ishte e përballueshme për punëtorët e sektorit privat, kur paga minimale të ishte përcaktuar në 350 euro, por jo tani kur paga minimale është 170 euro.

Në mungesë të veprimit nga shteti tani janë shtuar pakënaqësitë në sektorin privat.

Sindikata e Punëtoreve të këtij sektori, tani thonë se i kanë dy rrugë, e para që të dalin në protestë dhe e dyta që të marrin rrugë drejtë vendeve të BE-së, siç kishte ndodhur në vitin 2015, në qeverisjen e ish-Kryeministrit Isa Mustafa.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha për dokumentarin Expose se Qeveria duhet të marrë masa pas rritjes së çmimeve të produkteve.

Azemi tha se gjendja është e papërballueshme për ata që kanë pagë minimale 170 euro.

Ai i bëri thirrje Qeverisë që ta mbikqyr çmimin e bukës dhe vajit dhe të stimuloj prodhuesit.

“Ne kemi tërhjekur vërejtjen se gjendja e punëtorëve të sektorit privat e sidomos ata që kanë pagë 170 euro është e pa përballueshme, e veçmas tani me ngritjen e cmimeve që është një goditje shumë e rëndë. Ne e thërrasim qeverinë që ta mbikqyr cmimin e bukës dhe vajit dhe të stimuloj prodhuesit, pasi që çka mund të bëjë një punëtor me 170 euro.
Unë e tham se atëherë kur punëtorët heshtin, rreziku është shumë më i madh. Qeveria mund të lehtësoi fuqinë me aq sa mundet, sepse shifra ekonomike është me rritje dhe po thuhet se kemi inkasime të mëdha nga dogana e Kosovës, atëherë qytetari i Kosovës duhet ta ndi atë rritje ekonomike, krahas ngritjes së cmimeve, por unë frikohem që situata mund të dalë prej dore, ndoshta edhe me arsyje sepse Qeveria nuk po sheh elemente për të reaguar, sepse ka ardhur një moment kur buka kushton 50 cent dhe punëtorët marrin 170 euro pagë, nuk do një koment” deklaroi Azemi.

Sipas Jusuf Azemit, nga kjo sindikatë, çdo veprim i punëtoreve të sektorit privat në këtë kohë, ndonëse pa vullnetin e tyre, është i drejtë.

“Unë mendoj se nëse nuk jemi të koordinuar si institucione, atëherë punëtorët kanë të drejtë me thënë se nuk kanë nevojë për sindikatë, andaj unë me të drejtë them se ata kanë arsyje që të dalin nga organizimi sindiakal. Kemi shumë familje që për nesër kanë mungesë të miellit dhe ironia më e madhe është kjo për të cilën shteti nuk është duke u marrë me punëtorët e sektorit privat dhe pa asnjë mbështetje dhe largim nga puna, sikur këta punëtorë të jenë të një shteti tjetër”

Për Azemin mbetet e papranueshme rritja e pagës minimale në 250 euro, tani që është dhënë një zotim i ri nga ana e Kryeministrit Kurti.

“Une i them shtetit faleminderit për pagën 250 euro, ajo është e tejkalueshme, për 250 euro ai të nënshkruan marrëveshje 20 herë në ditë, për ne ajo nuk ekziston, më nuk mund të gjesh punëtorë me 250 euro, krejt kjo sepse nuk ka fuqi punëtore. Atë që nuk ka mundur ta bëjë Serbia, këtë po e bëjmë ne” tha Azemi për dokumentarin Expose, raporton Gazeta Blic.

Dokumentarin Expose mund ta ndiqni LIVE në “Gazeta Blic”