• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Jeton Zogjani: Opozita po pret me gabu pushteti që me përfitu prej gabimeve të tyre

09/15/2023 22:50
nga:N K

I ftuari i parë për këtë sezonë në “Blic Interview”, është aktori Jeton Zogjani, i cili ka folur dhe për tema politike në vend.

Ai ka thënë se ka ndryshuar disponimi i njerëzve sa i përket simpatisë ndaj kësaj qeverie.

“Unë kam taku shumë njerëz që kanë qenë mbështetës të zjarrtë të pushtetit, nuk është duke ndodh për herë të parë kjo se pushteti ka ndryshk shume subjekte politike. Menodoj se nuk është ai disponimi që ka qenë, nuk dua të flas për numra dhe mendoj se ka ndryshu disponimi në terren por që njerëzit që kanë qenë të rreshtuar përkrah subjektit politik tani ju vjen pak zor me dal kundër qeverisjes, më shumë abstenojn nuk flasin por ky popull di me të ndëshku kur i ke punët më së miri”, ka thënë Zogjani, raporton Gazeta Blic.

Ai ka folur dhe për opozitën, ku sipas tij nëse vazhdohet kështu do të shkojmë në humnerë.

“Tek opozita, mendoj se në vazhdën e shumë gabimeve, njërin që është duke e bërë është duke pritur që me gabu pushteti që ata me përfitu nga gabimet e pushtetit. Por çfarë është logjika kur ky vend shkon në humner”, ka thënë ai.

Po ashtu ka theksuar se problemi më i madh në vend është humbja e shpresës së njerëzve në Kosovë.

“Më nuk është problemi korrupsioni në Kosovë , nuk është problemi papunësia, sot njerëzit e kanë humb vullnetin me jetu në këtë vend, ka humb gradualisht, secili pushtet ka thënë kontribute, po kontributi që u ka thënë si fazë finale është pritjet e mëdha të këtij pushteti”.

Mes tjerash ka potencuar se njerëzve ju ka humbur dëshira me jetu në këtë vend edhe nëse u ofrohet një punë e pagë e mirë.