Antropologia amerikane, Janet Reineck, ka dhënë një mesazh të fuqishëm për të rinjtë kosovarë, duke theksuar mundësitë që ofron Kosova për brezin e ri dhe rëndësinë e mbështetjes së këtij vendi.
Ajo u ka bërë thirrje të rinjve të mos kërkojnë mundësi jashtë vendit, por të vlerësojnë mundësitë që kanë brenda Kosovës.
“Kosova ka shumë mundësi për të rinjtë, ata duhet ta vlerësojnë dhe jo të shkojnë në Evropë. Ju keni vuajtur, keni luftuar për këtë vend. Duhet ta kuptoni vuajtjen e atyre që kanë luftuar dhe të bëni çdo gjë që ky vend të ecë përpara,” ka thënë Reineck.
Ajo gjithashtu ka theksuar se, megjithëse Kosova është në rrugën e zhvillimit, është e nevojshme të punohet edhe më shumë për përparimin e vendit.
“Kosova është duke shkuar asaj rruge, por duhet edhe pak punë.”
Në përmbyllje, Janet ka apeluar për unitet dhe bashkëpunim mes qytetarëve.
“T’i besoni njëri-tjetrit, të mos kritikoni gjithmonë Qeverinë, por të bashkëpunoni për një Kosovë të re,” ka përfunduar ajo.
Intervista e plotë: