• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Tuzi-Nushi, UN Women: Dënimi i dhënë për Vukotiq, shpresoj të inkurajojë gratë të rrëfejnë dhunën seksuale!

07/09/2021 21:48
nga:Y I

Java e dytë e korrikut të këtij viti dha shpresë për shumë të mbijetuar të dhunës seksuale.

Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, për denimin e ish-policit Vukotiq, për viktimat ishte si një dritë në fund të tunelit.

Ky vendim i drejtësisë, ndonëse nuk është i fomrës së prerë është mirëpritur nga organizatat që avokojnë me të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe Këshilli për Mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njëriut.

Vlora Tuzi-Nushi nga UN Women tha për dokumentarin “Expose” se e kanë mirëpritur lajmin e dënimit të kriminelit serb që kishte dhunuar një grua në Kosovë në luftën e fundit.

“UN Women në përgjithësi zyra në Kosovë dhe me gjerë e kemi mirëpritur këtë lajm, sepse ka dhënë sinjal për të mbijetuarat për drejtësinë që aq shumë e kanë kërkuar ndër vite, gratë dhe vajzat që kanë përjetuar dhunë seksuale. Përkundër gjithë mbështetjes që kemi dhënë ndër vite së bashku me organizatat në vend, kërkesa e vetme ka mbetur gjithmonë, drejtësia por shpresojmë që ky të jetë rasti i parë dhe jo i fundit dhe t’i paraprijë edhe rasteve tjera sepse kjo ka qenë kërkesë e vazhdueshme e të mbijetuarve”

Tuzi-Nushi tha se shpreson që ky rast i drejtësisë të inkurajojë edhe gratë e tjera të rrëfejnë dhunën seksuale.

“Shpresoj shumë që ky rast i drejtësisë të inkurajojë sa më shumë gra që të informojnë për atë që ka ndodhur dhe të fitojnë drejtësinë që ju ka munguar ndër vite”
Për dallim prej kryetarit të Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, nga UN Women me admirim flasin për punën e prokurores së Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari.

“Ajo me një përkushtim të paparë e ka kryer punën, ka bashkëpunar ngushtë me ekspertët që UN Ëomen i ka sjellur në Kosovë, ka trajtuar rast për rast në mënyrë që lëndet të ndërtohen me profesionalizëm dhe sa me qartë të identifikohen elementet e dhunës seksuale” tha ajo për dokumentarin “Expose” raporton Gazeta Blic.