Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ishte i ftuari i radhës në emisionin Blic Intervieë me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.
Kryeziu tha se ekzistojnë dy mënyra që të dalim nga ky ngërç politik, e para që LVV të gjejë një konsensus që nuk nënkupton bashkëqeverisje dhe e dyta që partitë tjera politike ta votojnë kandidatin e propozuar nga LVV për të kaluar në fazën e ecjes.
“Janë dy mënyra për të dal nga kjo situatë. Partia e parë sic është edhe në interpretimin e Kushtetuës ka të drejtë e propozimit të kandidatit dhe partia e parë është përgjegjëse të formoj dhe të krijoj grupin parlamentar, shumicën parlamentare prej 61 numra. Në momentin kur kemi këtë betonizim të subjekteve politike për të bashkëqeverisur me LVV apo për të hyrë në koalicion, mendoj që partia e parë duhet të gjejë një konsensus që nuk nënkupton bashkëqeverisje, pra për të zgjedhur kandidatin, një kandidat që është i pranueshëm edhe nga partitë politike opozitare.
“E dyta, në qoftë se ky betonizim i subjektit të parë politik është në këtë fazë atëherë partitë politike që tani nuk mund ti quajm opozitë ose shumicë mund ta votojnë kandidatin aktual të propozuar nga LVV për të kaluar në fazën e ecjes apo orës kushtetuese për zgjedhjen e qeverisë”, tha ai.
Ai thotë se nëse partitë politike nuk e kanë shumicën për qeverinë, vendi do të shkoj në zgjedhje, ku nëse ky është problemi ai thekson se këtë mund ta quajm edhe si një marrëveshje të heshtur mes subjekteve politike të cilët po e shfrytëzojnë këtë krizë.
Sipas tij ky është synimi i partive politike, ku sipas tij veprimet e tyre lënë për të kuptuar se jemi drejt rrugës së zgjedhjeve gjë e cila do të ishte e dëmshme për demokracinë kosovare.
“Nuk e kanë shumicë por mund ti japin zgjidhje kësaj çështje duke votuar një kandidat të propozuar nga LVV. Nëse se kanë shumivën për qeverinë do të shkojmë në zgjedhje, nëse ky është problemi atëherë mund ta quajm, të spekulojmë një marrëveshje e heshtur mes subjekteve politike, ta shfrytëzojmë këtë krizë dhe potencialisht përmes kësaj krize të vijm në një afat kohorë ku mund ti mbajm zgjedhjet parlamentare dhe lokale brenda një dite. Ky duket edhe si synim i opozitës, sepse veprimet e tyre lënë për të kuptuar se jemi duke shkuar drejt kësaj rruge, ku kjo mendoj se do të jetë shumë e dëmshme për dekromacinë kosovare”, u shpreh ai.
Kryeziu thotë se duhet të pamundësohet shkuarja në zgjedhje brenda një dite në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, sepse do të dëmtohej gara politike dhe nuk do të paraqiste një garë reale.
“Mendoj që ajo se pse unë sot kisha me qenë për zgjedhje, të pamundësohet shkuarja në zgjedhje brenda një dite në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, sepse mendoj që e dëmton garën politike, nuk paraqet garë reale dhe e pamundëson në mënyrë të drejtëpërdrejtë qytetarin me ushtru votën e vet për mandatarët e zgjedhur”, shtoi tutje.
Ndër të tjera, ai shton se nëse kemi një betonizim të subjekteve politike për të mos bashkëqeverisur dhe asnjë subjekt politik nuk arrin të ketë shumicën parlamentare, atëherë vendi duhet sa më parë të shkoj në zgjedhje.
“Në qoftë se ne e kemi një betonizim të subjekteve politike për të mos bashkëqeverisur, dhe asnjë subjekt politik nuk arrin të ketë shumicën parlamentare atëherë ne duhet të shkojmë sa më shpejt në zgjedhje. Nëse shkojmë në zgjedhje mendoj se do të ketë lëvizje shumë të ngushta”, tha Kryeziu, raporton GazetaBlic.


