• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ismaili, PDK: Nëse s’do të ishte çështja e Badovcit, do të ishim ende në koalicon me LDK-në!

02/09/2024 21:42
nga:Y I

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, ka thënë se nëse nuk do të ishte çështja e ‘Badovcit’ do të ishin ende në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës në kryeqytet.

Ismaili tha në Blic Interview se do të kishin mospajtime por se koalicioni nuk do të ishte shkëputur.

“Mendoj se po ta heqim variablën e Badovcit, kishim qenë ende në koalicion. Pra po ta heqim ‘Badovcin’, mospajtime kishim pasë por kishim mbetë në koalicion. Kur ka hy çështja e Badovcit, mendoj se më asgjë nuk ka qenë njëjtë. Ne kemi qenë kundër këmbimit të pronave dhe në atë rast kundër projektit të Badovcit në atë kohë. Çështja e këmbimit të pronave 7 hektarë me 20 psh, për ne është i papranueshëm.  Ajo zonë e gjelbërt, sikur unë apo ti ta ketë një pasuri të paluajtshme të blerë në një kohë dhe në një vend që është zonë e gjelbërt dhe zona e gjelbërt mundet me u ndryshu, këmby, me u marr vetëm nëse komuna ka me ndërtu diçka aty pra ka të drejtë . Edhe këtu duhet me pas një interes të madh publik, cili është interesi publik. A ka me u ndërtu shkollë, amfiteatër apo çfarë ka me u ndërtu? Nëse nuk e ke interesin publik atëherë cila është arsyeja” deklaroi Ismaili.

Ai tutje deklaroi se nuk kanë informacion se për çfarë i duhet komunës së Prishtinës një pjesë e tillë.

“Se për çfarë i duhet komunës ajo pjesë është e paqartë, ne nuk e dimë. Unë fushatën që e kam pas nuk e kam patur për këto ndërtimet e mëdha, për pronat e shumta. Fushata ime ka qenë më shumë për kualitetin e jetës së Prishtinës se mendoj se ajo na mungon neve. Fushata e Përparim Pamës ishte me ndërtime por të paktën ato të jenë për sektorin publik, ndërtime që i sjellin vlerë qytetit të Prishtinës por jo ndërtime që sjellin një përfitim personal të pronarëve të tokave në këtë rast” deklaroi Ismaili në Blic Interview raporton Gazeta Blic.

VIDEO: