I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është nënkryetari i PDK-së njëherësh kandidat për deputet me numër 2 nga ky subjekt politik në zgjedhjet e 7 qershorit, Uran Ismaili.
I pyetur se pse PDK-ja nuk po përdor gjuhë polarizuese, Ismaili, tha se të njëjtit ‘nuk munden dhe nuk duan t’a gjuajnë Kosovën për shkak të Albin Kurtit’.
Ai tha se PDK-ja në këto zgjedhje është për problemet reale të qytetarëve dhe se Bedri Hamza sjell stabilitet në këtë kohë krize.
“Ne jemi ndërtu si një parti duke besu në një sakrificë që është bë për Kosovën, duke besu në një sakrificë që është bë kur u shpall Pavarësia, në një sakrificë që është bë kur është ndërtu shteti dhe institucionet. Nuk mundemi ne Kosovën me e gjujt për shkak të Albin Kurtit, s’po mundemi dhe ky është realitet dhe nuk duam ta bejmë një gjë të tillë. Po Kurti nuk e ka gajlen e asnjë njeriu në Kosovë nëse atij i bjen mirë, dhe këtë e kemi pa. Ai është në gjendje me përdor propagandën në çdo segment të shoqërisë, është në gjendje nëse është kundër tij me targetu. Partia Demokratike e Koosvës në këto zgjedhje është për probleme reale të qytetarëve, është për me ndal propagandën përmes punës, me ndal përqarjen përmes përbashkimit, edhe këtu kandidati jonë Bedri Hamza dallon si dita me natë me zotin Kurtin. Dallon në faktin që ky ka projekte, bjen stabilitet në këtë kohë krize. Bedri Hamza bjen stabilitet, Partia Demokratike sjell zhvillim prandaj kjo është arsye pse ne po garojmë me gjëra konkrete dhe jo me propagandën që po ka qef zoti Kurti me shtu edhe më shumë në Kosovë” deklaroi Ismaili raporton “Gazeta Blic”.
Uran Ismaili tregoi me detaje se çfarë i jep PDK-ja në këto zgjedhje qytetarëve.
“Kosova ka nevojë për stabilitet me një udhëheqës që është stabil dhe përafron njerëzit pra nuk ka një kokë-fortësi, krye-neçësi që nuk beson dhe nuk bashkëpunon me askënd siç është rasti me zotin Kurti. Në anën tjetër e ke Bedri Hamzën që i beson spektri politik, të gjithë….të gjitha partitë me i pyet për Bedri Hamzën, ‘Çfarë mendoni sa i përket karakterit të tij?’….të gjithë e çmojnë në kuptimin e karakterit. Pra një stabilitet në Kosovë politik, një politikë e cila intervenon dhe ul çmimet, një politikë që rrit pagat, që ul faturat e rrymës, një politikë e cila merret me çështjen e energjisë elektrike pra gjëra konkrete të cilat përmirësojnë jetën e qytetarëve. Një politikë e cila ndërton sigurimin shëndetësor, pra politika të cilat janë konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Na duhet një kryeministër jo që mban fjalime nga dy orë por që i shlyn borgjet e Kosovës dhe të shtyn përpara. Një kryeministër që ua shlyn borgjet qytetarëve dhe jo ua krijon ato. Sot ke një politikë që gjithnjë të ka kriju borgje. Ndarja e shtesave prej 100-eurosh e pamjaftueshme, edhe qytetarët e dinë vetë se është e pamjaftueshme. Eshtë mirë me i ardhë çdo qytetari dhe çdo njeriu nga 100 euro por ai e din se gjendjen financiare dhe ekonomike nuk ja ndërron. E mjaftueshme është kur atij t’i rritet rroga. Qeveria Kurti i shpërndan paratë vetëm për kohë zgjedhjesh dhe kjo është deformim i pushtetit që ai po e mban” deklaroi Ismaili raporton “Gazeta Blic”.


