• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ish- ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale: Tri koncept dokumente ia dorëzova Hekuran Muratit për reformat në skemën sociale e pensionale

03/27/2023 00:01
nga:N M

Skendër Reçica, është ministri i fundit që ishte në krye të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale deri në vitin 2020, kur në pushtet erdhi Lëvizja Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.

Ai për “Expose”, prodhim i Gazeta Blic thotë fatkeqësia më e madhe që ka ndodhur gjatë këtyre dy viteve është shuarja e kësaj ministrie dhe mos lëvizja për reformat sociale dhe atë në sistemin pensional.

Ai ka treguar se në pranim- dorëzimin që ka bërë gjatë ndërrimit të qeverisë ministrit aktual i ka dorëzuar pos tjerash edhe tri koncept dokumente se si do të dukej reforma në skemën sociale dhe pensionale.

Reѯica ka thënë se me sa i kujtohet reforma në skemat sociale dhe në atë për pensione, kosto buxhetore, do të arrinte diku rreth 170 apo 180 milionë euro.

Sipas tij, nga ato dokumente që i ka dorëzuar Hekuran Muratit, do të dilnin dy ligje që do të përmbushnin kërkesat e secilës kategori që varet nga ndihmat sociale dhe pensionet.

“Në dorëzim të mandatit, unë kur e kam dorëzuar te Hekuran Murati, ndër të tjera ia kam dorëzuar edhe 3 propozime të reformave, koncept dokumente të përgatitura nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale së bashku me ekipin tim. ia kemi dorëzuar të gatshme”, thotë Reçica.

Ai thotë se nuk ka ide pse nuk po ndodhin reformat pensionale, reformat e shërbimeve sociale dhe reformat e ndihmës sociale.

“Unë nuk i di arsyet pse nuk po ndodh reforma, bëhet fjalë për reformën pensionale, reformën e shërbimeve sociale e familjare dhe reformën e ndihmës sociale dhe për këto është punuar gjatë me partnerët tanë me Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar. Një gjë duhet ta dijë se nuk ka reforma sociale pa kosto, kemi qenë të vetëdijshëm edhe atëherë, jemi edhe sot, ama ne kemi arritur t’i bindim edhe FMN edhe BB që është esenciale për qytetarët tanë reforma pensionale dhe ne e dimë çka është bërë me prindërit tanë dhe mënyrën se si jemi sjell si shtet me ta”, tha ai për Expose.

”Më2017 kur kam ardhur për herë të parë në MPMS, unë dy herë kam dërguar në Qeveri këtë kërkesë që duhet të ndryshohet ligji dhe nuk kemi arritur ta çojmë në Kuvend… nuk e di pse nuk ka shkuar, tani që Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim që ne e kemi thënë më herët , unë mbajë mend në foltoren e Kuvendit disa herë e kam ngritë këtë çështje se kjo është në kundërshtim me të drejtat e drejtat e njeriut”, thotë ai.