• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ish-kryetari i Bordit të KEK-ut: Në kohën tonë tenderët një burimor ishin inekzistent

04/30/2023 21:09
nga:N M

Korporata Energjetike e Kosovës aktualisht është pa drejtor të saj, raporton Gazeta Blic.

Shkak për këtë është arrestimi dhe ndalimi prej 30 ditësh në paraburgim të kryeshefit të saj Nagip Krasniqi, i cili sipas prokurorisë po dyshohet në këtë fazë, për së paku tri vepra të ndryshme penale.

Krasniqi që ishte emëruar në këtë pozitë nga qeveria që drejtohet nga Albin Kurti, ku përveç ushtrimit të ndikimit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, po dyshohet se nuk menaxhoi mirë me KEK gjatë kohës së tij sa ishte drejtor.

Korporata Energjetike e Kosovës po llogaritet si kampione e dhënies të tenderëve njëburimor, e për të cilët ekspert të energjetikes, opozita po edhe të tjerët, kanë ngre dyshime se pikërisht këta tenderë mund ta mbajnë gjatë, parapa grilave, Nagip Krasniqin.

Mbi 80 milionë euro dyshohet se janë dhënë tenderë një burim ose të negociuar me kompani të caktuar për të kryer shërbime të ndryshme në Korporatën Energjetike të Kosovës.

E dyshimet, pikërisht për këta tenderë, kanë aktivizuar Policinë për Krime Ekonomike dhe Prokurorinë Speciale të Kosovës, që nën llupë të shikojnë tenderët që mund të çojnë drejt veprave penale si korrupsion apo edhe krim i organizuar.

Një nga tenderët që është nënshkruar në vlerë prej 3.4 milionë eurove, ishte edhe ai për riparimin e Blloku A5, i cili tash e dhjetë muaj është jashtë funksionit , për shkak se ky bllok duhet t`i nënshtrohej remontit.

Tenderin për riparimin e kaldajës së bllokut A5 e kishte fituar një kompani e huaj.

Por pavarësisht se ky operator dhe KEK kishin lidhur kontratë, ka qenë kjo e fundit që ka dal me një sqarim se për këtë kompani nuk janë dhënë ose paguar asnjë cent, për arsye se operatori ekonomik ka dështuar t’i plotësojë kushtet kontraktuale, sipas kontratës se nënshkruar (dorëzimin e garancionit financiar për ekzekutimin e punëve).

Sot, e kësaj dite blloku A5 është jashtë sistemit, e i cili do t`i siguronte Kosovës 140 megavatë orë energji elektrike.

Si pasojë e kësaj Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka marrë vendim që energjia elektrike në Kosovës të shtrenjtohet për 15 për qind, vendim ky që do t`i prek direkt xhepat e qytetarëve të Kosovës.

Mirëpo ky nuk është shtrenjtimi i parë. Qeveria e Kosovës, që drejtohet nga Albin Kurti, i kishte kërkuar ZREE që të ketë tarifa të reja të energjisë, e ku ato u rritën 100 për qind vitin e kaluar.

Krahas këtij vendimi, Qeveria e Kosovës kishte ndarë nga buxheti i taksapaguesve të vendit, një shumë prej 100 milionë eurove për KEK për të siguruar furnizim të mjaftueshëm të energjisë elektrike për konsumatorët në vend.

KEK po dyshohet se jashtëligjshëm lidhi një kontratë me KEDS, e ku këta të fundit ishin bërë përgjegjës për importin e energjisë elektrike, në kohën kur piku i konsumit të energjisë elektrike ishte gjatë sezonit të dimrit.

Ekspertë të kësaj fushe, komisioni hetimor parlamentar për hetimin në fushën e energjisë nga viti 2006 deri më 2022, po vlerësojnë se menaxhmenti dhe Bordi i Drejtorëve të KEK, bëri vepër penale në momentin kur lidhi kontratë me KEDS, për sigurimin e energjisë elektrike apo importimin e saj.

Krejt cka ka ndodhur deri në këto momente është se kryeshefi i KEK Nagip Krasniqi është pezulluar nga puna me një vendim të Bordit të kësaj ndërmarrje, dhe se prokuroria po vazhdon hetimet për kryeshefin e KEK dhe zyrtarëve të tjerë, që mund të çojnë në zgjerimin e hetimeve apo edhe me arrestimin e ndonjë zyrtari të KEK.

Keq menaxhim e keqpërdorim po vlerësojnë ekspertë të fushës së energjetike dhe lidhje direkt me ambasadorin e Kosovës Martin Berishaj, ky i fundit u përmendur në afera të ndryshme në sektorin e energjetikës.

Ish- kryetari i Bordit të KEK Berat Rukiqi, aktualisht anëtar i LDK-së, ka thënë për emisionin “Expose”, prodhim i Gazta Blic se ajo çfarë ka ndodhur dhe po ndodh në KEK – ka dy emërues – kombinim i keqmenaxhimit dhe korrupsionit.

Për keqmenaxhimin, Rukiqi ka përmendur këtu lënien jashtë funksionit të bllokut A5 e që vendit i kushtoi me miliona euro në dëm të buxhetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Tenderët një burimor në KEK, sipas tij çojnë drejt dyshimeve për korrupsion.

Në detaje i ka elaburuar edhe keqmenaxhimin, por edhe dyshimet për korrupsion në rastin e tenderëve njëburimor.

“Shpërthim i asaj çka është prit, një qeverisje jo efiçiente dhe me shumë keqmenaxhime, me individë të cilët do ta shfrytëzojnë pushtetin për të përfituar dhe kjo shpërfaqje e korrupsionit në KEK, është një ndër segmentet e shpërfaqjes së korrupsionit të kësaj qeverie për shkak se një praktikë e tillë e tenderëve njëburimor e monopolizimit të aktivitetit si të Ndërmarrjeve Publike, si në ministri të caktuara, është tashmë e njohur”, thotë ai.

Sipas tij, ka një shkallë të gjerë të tenderëve një burimor.

”Mos të harrojmë u theksua edhe në raportin e DASH, ku u theksua që ende ekziston një korrupsion i përhapur dhe i shtrirë në organizma të ndryshëm të pushtetit, kështu që nuk ishte befasi, por ishte shokuese me shkallën dhe nivelin e angazhimit korruptiv në një sektor, që realisht tani më ka implikime edhe të xhepat e qytetarëve, për shkak se kjo është e lidhur ngushtë, pra janë të lidhura ngushtë edhe me çmimet e energjisë elektrike, pse po e them këtë, për shkak të remontit, një remont i cili në kushte normal e ka ciklin e vet, planifikohet, llogaritet nga bilanci energjetikë dhe normalisht nuk do të duhej të reflektonte në tarifa. Ky (Nagip Krasniqi) doli jashtë çdo parashikimeve, u vonua në të gjitha parashikimet dhe si pasojë e kësaj e pamë edhe rritjen e dytë brenda një vitit të çmimit të energjisë apo tarifave, një rishikim i jashtëzakonshëm që erdhi si pasojë e importit të energjisë elektrike dhe ky import i energjisë elektrike është direkt I lidhur me mos përfomancën me ose pa dashje në KEK”, thotë Rukiqi për “Expose”./ Gazeta Blic

10/13/2024 22:47

Bashkëshortja e Nasim Haradinajt: Beteja e fundit në Hagë ishte shumë e vështirë, dënimi ishte i padrejtë!