• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ish- kryesindikalisti i shëndetësisë: Unë nuk e di pse po ekziston më Federata Sindikale e Shëndetësisë

11/12/2023 22:16
nga:Gazeta Blic

Ish-kryetari i Federatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, i cili njëjtë sikurse Rrahman Jasharaj i SBASHK-ut pati përballjë të ashpër me Qeverinë Kurti,  thotë se sindikata që ai ka drejtuar dikur, sot nuk ekziston fare, raporton Gazeta Blic.

Ai për emisionin “Expose” ka theksuar se me këtë qasje të Qeverisë nuk funksionon asgjë.

Sipas tij, Federata e Sindikatës së Shëndetësisë ka rënë në heshtje, të paktën shton ai, të shprehë një letër mbështetëse.

“Fillimisht duhet ta dimë se asnjë Qeveri nuk ka qasje të mirë ndaj sindikatave, ka Qeveri që bashkëpunojnë ose jo. Në këtë rast, Qeveria nuk është bashkëpunon me asnjë sindikatë, por edhe nëse ndalemi tek Federata e Sindikatës së Shëndetësisë dhe me udhëheqjen e saj të tanishme, është ka bënë zero që të bashkëpunojë me Qeverinë”, thotë ai.

Pra, sipas tij, që të bashkëpunojë Qeveria, sindikalistët duhet të jemi imponues duke marrë hapa për aktivitete të ndryshme.

Në këtë rast, shton Syla Qeveria është duke e shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme mos-punën e Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë.

“Kjo është për të ardhur keq.Çfarë dua të them është se këtu, ka faj edhe Federata e Sindikatës së Shëndetësisë”.

“Kur kam qenë unë me shokët tjerë në krye të kësaj Federate, gjithmonë e kemi ngritur zërin dhe jo vetëm për paga, por edhe për mirëqenien e pacientave. Gjithashtu, kemi nënshkruar tri kontrata kolektive, ndërsa me ardhjen e kësaj Qeverie është anuluar kontrata. E, kjo udhëheqësia e re e Federatës ende nuk janë të aftë ta imponojë nënshkrimin e një kontrate kolektive, e kontrata kolektive selektoriale është Bibël e Kuran për punëtorët”, thotë Syla, raproton Gazeta Blic.

Federata e Sindikatës së Shëndetësisë, sipas tij, ka rënë në heshtje.

“Të paktën të shprehë një letër mbështetëse. Të them më shkurt, unë nuk e di pse po ekziston më kjo Federatë”, tha ai.

05/20/2024 21:22

Ahmeti: Për 20 vjet në Kosovë kanë qenë vetëm 7 radarë që e kanë matur shpejtësinë