• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ish-drejtori i Policisë: Të mirren me seriozitet të gjitha kërcënimet me bomba

05/27/2022 22:18
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar emisionin “Bombat e pazbuluara” në televizionin Kanal10.

Kosova është vendi i fundit në Ballkan, i cili do të përballej me një seri kërcënimesh për bomba në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, ku frekuentimi i qytetarëve është më i madh.

Ekspertet e sigurisë në vend, këto zhvillime i shohin si përpjekje për destabilizim të rajonit.

“Unë mendoj se është duke u tentuar që rajoni i Ballkanit perëndimor të destabilizohet dhe kjo nuk është rastësi, kjo është pritur, lufta në Ukrainë, kemi thënë se gjendja e sigurisë më nuk do të jetë e njëjtë në Evropë. Unë prap e lidhi me pasojat e kësaj, duke tentuar që të krijohet një situatë e re e sigurisë në rajon dhe në vendin tonë”, tha për Expose Rashit Qalaj, ish-drejtor i Policisë së Kosovës.

Qalaj, që tani është tani anëtar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, tha kërcënimet për bomba duhet të mirren seriozisht në të gjitha raportimet, në mënyrë që mos të vie deri tek më e keqja.

Unë mendoj që këto kërcënimet me bomba duhet të mirren shumë seriozisht, pavarësisht që shumica prej tyre rezultojnë të rrejshme, institucionet e sigurisë duhet të marrin të gjitha masat e menjëhershme, të bëhet sigurimi i perimetrit, të bëhet evakuimi i njerëzve, të bëhet dislokimi i njesitit anti-bombë“, tha ai.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: