• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA: Nuk do të doja të isha në ‘lëkurën’ e ambasadorit Ilir Dugolli

06/30/2023 20:54
nga:Y I

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku duke folur në lidhje me krizën që po mbizotëron në veri të vendit, tha se kryeministri Kurti nuk ka rrugë tjetër pa i pranuar kërkesat e ndërkombëtare.

Por Çitaku tha se mbetet t’i jepet përgjigje pyetjes nëse Kosova është më e fortë tani apo para dy vitesh.

“Nuk do të ketë rrugdale tjetër, është vetëm çështje kohe, mirëpo çfarë dëmi i është bere Kosovës dhe a është më e fortë Kosova sot apo ka qenë më e fortë para dy vitesh? Kësaj pyetjeje ne duhet t’i japim përgjigje”

E pyetur se si janë tani raportet e Departamentit të Shtetit me ambasadën tonë në SHBA, Çitaku u përgjigj kështu.

“Unë nuk do të doja të isha në ‘lëkurën’ e ambasadorit Ilir Dugolli. Ambasadori Dugolli është profesionist, është diplomat i karrierës, i ka shërbyer Republikës së Kosovës me nder dhe përgjegjësi por në këtë rast u ndjej keqardhje për pozitën në të cilën ndodhet ai sepse unë e di se sa e ftohtë mund të jetë ajo zyrë kur nuk troket askush në derë, kur reduktohet numri i ftesave, kur çdo takim fillon me kërkesa dhe zhgënjim, shprehje shqetësimi e kështu me radhë. Mirëpo ambasadori ka shumë pak në dorë, ai ndihet i boshatisur dhe i braktisur më shumë nga institucionet e vendit. Në realitet shumë i vetmuar sepse ambasadori është kontakti i parë dhe ai e sheh edhe më qartë edhe më brutalisht sepse ndonjëherë mesazhet kur komunikohet dallon në nuanca por jo në esencë. Me ambasadorin nuk ka filtër, psh përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit nuk përdor filtera, ta thotë qartë, brutalisht, drejtpërdrejtë gjërat ashtu siç janë. Në nivel më të lartë sigurisht që mesazhi është më i sofistikuar dhe më diploamtik. Mirëpo unë mund ta marr me mend se ambasadori po kalon në një periudhë jo të lehtë pa fajin e tij” tha Çitaku në Blic Interview raporton Gazeta Blic.