• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Inovacion në bujqësi, Latifi: Rahoveci do të përdorë dronë për mbrojtjen e bimëve dhe subvencione të avancuara

09/28/2025 22:06
nga:G C

Kandidati për kryetar të Rahovecit dhe kryetari aktuali, Smajl Latifi shpreh besimin e plotë se do të sigurojë edhe një mandat të ri, duke u bazuar në punët e mëdha të realizuara në mandatin aktual.

Ai përmend arritjet kryesore në infrastrukturë, përfshirë ndërtimin dhe përmirësimin e rrugëve, si dhe instalimin e rrjetit të ndriçimit publik që ka ndikuar pozitivisht në jetën e qytetarëve.

“Padyshim, ne do ta fitojmë edhe një mandat në Rahovec për shkak të punëve të shumta që kemi bërë si në infrastrukturë rrugore, kemi instaluar rrjetin e ndriçimit publik, kemi bërë ndërtim të rrugëve, e kemi mbështetur shumë bujqësinë,” tha kandidati.

Ai premtoi se në mandatin e ardhshëm do të vazhdojë mbështetja për bujqësinë me praktika të reja subvencionimi për fermerët lokalë.

Një prej risive më të rëndësishme do të jetë mbrojtja e bimëve përmes një shërbimi të avancuar që nuk është aplikuar më parë në komunë: spërkatja përmes dronëve.

“Në mandatin e ri do ta vazhdojmë mbështetjen për bujqësi, do të vazhdojmë me subvencionimin, pra do të kemi risi në praktikat e subvencionimit të fermerëve tanë. Një nga politikat e reja do të jetë edhe mbrojtja e bimëve, do të realizohet përmes një shërbimi të avancuar, që s’ka ndodhur ndonjëherë, por ne e kemi të qartë se mund të realizohet, pra spërkatja përmes dronëve,” theksoi ai./GazetaBlic/