• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ilir Daja: Eksperiencat tek Ballkani e Skenderbeu më të mirat në karrierën time të gjatë, fituam gjithçka për një vit e gjysmë

06/04/2023 21:08
nga:Lorik J

Ilir Daja padyshim se është një trajnerët më të mirë që ka ardhur në Kosovë vitet e fundit dhe këtë e dëshmojnë statistikat.

Trajneri nga Shqipëria, Ilir Daja mori drejtimin e Ballkanit para një viti e gjysmë dhe tashmë ka fituar gjithçka me ekipin nga Suhareka, duke arritur edhe kualifikimin historik në grupet e Conference League.

Ai thotë për “Expose” se çelësi i këtij suksesi është bashkëpunimi i mirë që ai kishte tek klubi i Ballkanit.

“Atëherë së pari njëherë çelësi i suksesit është bashkëpunimi, secili pjesë i këtij “puzzle” si Superkupën e Kosovës, kalimi i katër tureve për here të parë në futbollin e Kosovës dhe ajo paraqitja dinjitoze në grupe. Një kampionat ku me ndjeshjen e fundit me Gjilanin bëmë ndeshjen e 54’të, pa përmendur Dellovën apo Emërllahun që kanë qenë të grumbulluar edhe me ekipe kombëtare qoftë atë të Kosovës A, qoftë U-21, do të thotë që kanë pasur më shumë ngarkesë se pjesa tjetër. Besoj që kur kam ardhur pritshmëria ka qenë të bëjmë më të mirën dhe sot që kemi marrë dy tituj, prap nëse do më pyesni se çka bëhet në vazhdimësi them se do ketë punë maksimale, përkushtim maksimal për të marrë më të mirën e mundshme, sepse pritshmëritë rriten kur presidenti Arsim Kabashi ka inventuar kogja për të ndërtuar një grup futbollistësh kaq të mirë, ku akterët kryesor që përveç cilësive shumë të mira individuale, kanë edhe një bashkëpunim dhe frymë grupi shumë të mire, duke vazhduar pastaj me administratën, stafin dhe bashkëpuntorët e mi, që kanë qenë në 100% e tyre me gjithë ngarkesat që kemi parë, kështu që kur sheh gjithë këto elemete, sigurisht se edhe pritshmëria rritet. Po ta shikoni edhe tifozët tanë edhe tifozët që na respektojnë në të gjithë Kosovën, ky kampionat thotë se ka qenë i vështirë për Ballkanin, sepse pritshmëria ka qenë më e madhe dhe është arrit nga lojtarët, rezultatet dhe trofetë që kemi fituar. Kur kam ardhur kam ardhur për të drejtuar një ekip që kishte objektiva maksimale dhe ka vazhduar për një vit e gjysmë dhe ne s’e kemi dorëzuar titullin dhe kemi bërë paraqitje historike në grupe”, tha fillimisht Daja për “Expose”, prodhim i ‘GazetaBlic’.

56 vjeçari i cili ka 29 vite si trajner thotë se eksperiencat tek Ballkani e Skenderbeu janë më të veçantat për të në gjithë këtë rrugëtim të gjatë.

“Padiskutim që është një karrierë e gjatë, sepse në këtë fillim të edicionit të ri është viti i 29’të i karrierës time si trajner, por gjysmën e cilës ia kam kushtuar grupmoshave, ku krijova edhe një akademi për 7 vite. Është një karrierë e mbushur plot me suksese, që nga ai i pari, dhe çdo sukses ka kënaqësinë e vet dhe në momentin që ndodhë, është gjëja më e bukur që e përjeton, por që dy nga më të veçantat ka qenë suksesi me Skenderbeun dhe me Ballkanin, sepse Brenda një viti i gjysmë kemi arritur gjithçka, këto dy suksese do t’i veçoja pa i ndarë sukseset e tjera”, vazhdoi Daja.

Në fund Daja thotë se do tentojnë ta përfaqësojnë Kosovën sa më mirë në Evropë edhe këtë vit.

“Do të thoja se duke pasur eksperiencën dhe fatin me një short të favorshëm, sepse mund të na bie ndonjë ekip që nuk të jep asnjë lloj shansi, duke u përgatitur edhe më seriozisht, sepse tani nuk jemi më ai Ballkani që nuk na njofin, të gjithë ekipet do na marrin akoma më seriozisht për atë që kemi bërë. Do jetë shumë më e vështirë dhe neve do premtojmë që do bëjmë një punë akoma më të madhe që ta përfaqësojmë sa më mire jo ve jo veç futbollin e Suharekës, por edhe atë të Kosovës, sepse jemi në eliminatoret e Champions League”, përfundoi Daja.

04/14/2024 22:21

‘E kam ruajtur për 25 vite’- Muqolli tregon për vizatimin e motrës dhe përshkrimin e veçantë që ka!