• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ikja e qytetarëve – Basha: Kjo qeveri ka marrë masa të shumta, për t’a ruajtur rininë!

10/16/2022 21:27
nga:Gazeta Blic

“Kosova po zbrazët” është një seri e re e dokumentarëve të përgatitur nga Expose e cila ka nisur transmetimin në Kanal10.

Në pjesën e parë të dokumentarit është pasqyruar kriza e fuqisë punëtore e cila ka goditur sektorin e ndërtimtarisë, gastronomisë dhe prodhimtarisë.

Ndonëse me shqetësim e sheh situatën e krijuar me largimin e fuqisë punëtore, Dimal Basha deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje flet për një numër më të vogël të qytetarëve që e kanë braktisur vendin.

“Këto të dhëna të sakta i ka ASK, numri i të dhënave të sakta që kanë emigru në vitin 2021 kanë ikur 40 mijë, në vitin 2019 kanë qenë diku 18 mijë, ndërsa në 2018 kanë qenë 35 mijë, megjithatë ky është shqetësim shumë i madh kjo qeveri ka bërë vetëm 18 muaj në pushtet por ka ofruar shumë masa që kanë qenë incentiva për të ruajtur rininë që të qëndrojnë këtu, por shto këtu faktin e profesionistëve, mjekëve e inxhinjerëve, me qenë se na nevojiten dhe kemi nevojë për ta, por duhet të kemi parasyshë se në vendet perëndimore, tregu i punës ka shumë nevojë për ta, megjithatë kjo qeveri ka marrë masa të shumta, është bërë punësimi i vajzave dhe grave kemi parë edhe statistikat se nga 320 mijë ka shkuar në 390 mijë numri i punëtorëve në Kosovë, tash sigurisht prej tyre ka edhe formalizim por që ka pasur edhe që kanë hy në punë si pasojë e skemave”, tha Basha.

Ndonëse e pranon se paga e vogël, është një prej arsyjeve kryesore që nxitë të rinjtë të largohen nga Kosova, deputeti Basha pretendon se me miratimin e ligjit për pagën minimale, e cila parashihet të jetë 250 euro do të zgjidhet ky problem.

“Ne po synojmë edhe rritjen e pagës, për shkak se arsyja kryesore që ikun janë pagat e vogla, nuk duhet të harrojmë se në leximin e parë ka kaluar ligji për pagën minimale, aty përfshihen mbi 105 mijë qytetarë që marrin më pak se 250 euro neto dhe me pagën minimale zgjidhet ky problem, për shkak se 105 mijë qytetarë marrin më pak se 170 euro edhe kjo do të jetë një ndihmes shtesë edhe po mendoj edhe me masat tjera për të ndihmuar bizneset për tejkalimin e krizës, kjo qeveri për gjatë 18 muaj është ballafaqu me krizën e pandemisë, pastaj me problemet e luftës në Ukrainë, inflacionin që ka ndiku si problem, por të disa të ri që shohin zgjidhje më të mirë të dalin jashtë vendit për shkak të pagave më të mira dhe kërkesës më të madhe për punë në perëndim”, u shpreh ai.

Më poshtë ndiqeni dokumentarin e plotë:

04/14/2024 22:21

‘E kam ruajtur për 25 vite’- Muqolli tregon për vizatimin e motrës dhe përshkrimin e veçantë që ka!