• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ikje edhe nga shëndetësia: Vetëm në janar 43 punëtorë kanë kërkuar të ikin nga Kosova, 24 kanë marrë pushim pa pagesë

01/21/2024 21:29
nga:Gazeta Blic

Liberalizimi i vizave ka alarmuar shumë segmente, qoftë të sektorit privat por edhe të atij publik, raporton Gazeta Blic.

Mjekë, infermierë, mësimdhënës, policë e zyrtarë të administratës shtetërore, po e shohin Evropën si mundësi për një jetë më të mirë.

Nga Federata Sindikale e Shëndetësisë kanë alarmuar për numrin e madh të punonësve shëndetësor për t’u larguar nga Kosova.

Tevide Imeri nga kjo sindikatë ka dhënë shifra alarmante të kërkesave që janë bërë për ikje nga Kosova.

Ajo ka theksuar për Gazeta Blic 43 punëtorë shëndetësorë kanë paralajmëruar ikjen nga Kosova vetëm në muajin janar.

“Pas liberalizimit të vizave nuk është çështje e ikjes vetëm e punëtorëve shëndetësr, por ikje e qytetarëve, të rinjëve dhe qytetarëve të papunë. Ne jemi munduar si Federatë me nxjerrë disa të dhëna prej institucioneve publike për ta parë parafësisht numrin e atyre që duan të ikin. Vetëm në janar sa kanë kërku për të ikë prej Kosovës, janë rreth 43 punëtorë shëndetësor të sektorit publik, që do të thotë që ikja është më shumë e atyre që nuk kanë kriju një marrëdhënie pune, sepse këta që kanë një kontratë pak më vështirë e lëshojnë punen në Kosovë për me emigru me një vend tjetër”, tha ajo.

Sipas saj, ndërkaq numri i punëtorve shëndetësor që kanë kërku pushim pa pagesë është 24.

“Ne nuk e kemi kërkuar arsyen, sepse nuk është në kompetencën tonë pse kanë kërkuar pushim pa pagesë, por vetëm e kemi nxjerr një numër të përgjithshëm”, tha ajo për GazetaBlic.

Sipas saj, në Kosovë pritet që të ketë një krizë në sektorin e shëndësisë në mungesë të infermierve dhe mjekëve.