• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Idriz Hajrizi: Ilir Daja është trajneri më i mirë shqiptar, në punë është shumë strikt, jashtë është me shumë batuta e humor

06/04/2023 21:36
nga:Lorik J

Drejtori i Ballkanit, Idriz Hajrizi beson se skuadra e Ballkanit ka në dispozicion trajnerin më të mirë shqiptar.

Sipas tij, Ilir Daja është larg trajneri më i mirë shqiptar dhe kjo vërehet nga sukseset e mëdha që ai dhe klubi kanë arritur në kohët e fundit.

“Normalisht se historia është e mirë edhe për lojtarët dhe futbollin në përgjithësi. Kemi ndërru disa trajnerë, mirëpo pajtohem me mendimin që Ilir Daja është trajneri më i mirë shqiptar, duken edhe rezultatet edhe arritja e klubit. Nuk ka nevojë për shumë fjalë, mirëpo jam i atij mendimi që Daja është trajneri më i mirë shqiptar”, tha fillimisht Idriz Hajrizi për ‘Expose‘, prodhim i ‘GazetaBlic Sport‘.

Ilir Daja në stërvitje dhe jashtë është ndryshe. Gjatë kohës kur jemi në darkë, Daja është me shumë batuta e humor, ndërsa në stërvitje është detajist, dhe strikt në atë që bën”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport

04/14/2024 22:21

‘E kam ruajtur për 25 vite’- Muqolli tregon për vizatimin e motrës dhe përshkrimin e veçantë që ka!