• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Hoxhaj: Draft-statuti të cilin e ka pranuar Albin Kurti është autonomi e plotë!

04/05/2024 21:47
nga:Y I

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin tha se draft-statuti i Asociacionit është draft-statuti i parë që ka Republika e Kosovës, në të kaluarën s’ka patur diçka të tillë. 

Hoxhaj tha se tashmë dëmi veç është bërë dhe se vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta japë mendimin e plotë rreth asaj se sa ka dalë jashtë sitemit politik ky draft-statut i Asociacionit.

Ai tha se draft-statutin të cilin Albin Kurti e ka pranu është autonomi e plotë.

“Këtë draft-statut të cilin Albin Kurti e ka pranu është autonomi e plotë” tha Hoxhaj në Blic Interview.

Hoxhaj tha se tashmë Asociacioni po themelohet për anëtarësim në Këshill të Evropës ndërsa më herët tha se ka qenë parakusht për njohje të ndërsjelltë.

“Në rrafshin politik nëse Republika e Kosovës do të zotohej nga 2013 që të zbaton atë marrëveshje të Asociacionit, në përputhje me vlerësimin që ka bërë Gjykata Kushtetuese, unë mendoj se nuk do ta trondiste sistemin tonë politik, përkundrazi do të ishte një bazë për t’a marrë njohjen e ndërsjellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Ne në atë kohë kemi patur qëndrime publike dhe politike, për ne themelimi i Asociacionit ka qenë në këmbim për njohje të ndërsjelltë”

“Tani ajo që po ndodh me Asociacionin është se ai po themelohet për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës. Nëse reflektoj në mënyrë sa më racionale çfarë po ndodh ditëve të fundit është që ne po e themelojmë Asociacionin në këmbim të mundshëm të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Për ne ka qenë parakusht për njohje të ndërsjelltë, për një marrëveshje obligative-ligjore, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për anëtarësim të Kosovës në OKB” tha Hoxhaj në Blic Interview raporton Gazeta Blic.

VIDEO:

 

 

04/26/2024 23:15

“Rrëfehet” Ismet Munishi U kënaqa tek Ballkani, e Prishtina – “Plisat” janë tifozët më të mirë në vend