• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Hoti: Rritja e pagave në fund të mandatit nuk ka asnjë ndikim – mandat komplet i humbur duhet t’ia nisim nga e para

11/09/2024 22:16
nga:Sh R

Ish kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, ka treguar se gjatë këtyre tri viteve është rritë tri herë tarifa e energjisë elektrike.

Hoti thotë se rritja e pagave prej 55 eurove në fund të mandatit, nuk ka asnjë ndikim.

“Unë nuk besoj që do të ketë ndonjë ndikim, ne e kemi përcjell nga afër gjendjen ekonomike sociale në vend gjatë këtyre tri vietve në vecanti nga viti 2022 e knej është rritë dy herë apo tri herë tarifat e energjisë elektrike, janë diku 117% më të shtrejta sesa që kanë qenë. Janë rri të githa shërbimet publike pa përjashtim. E tash në fund të mandatit bën një rritje për 55 euro nuk besoj që ka as një ndikim, sepse është kriju një irritim i madh I qytetarëve me neglizhencën totale gjatë këtyre 4 viteve sa i përket shportës elementare të konsumit.Nuk kanë hapsirë më, nuk ka kohë më, nuk mund të mashtrohen më njerëzit kështu. Ka pas një logjik nëse në fund të vitit 2022 – 2023, ka qenë kriza e madhe e inflacionit, kriza energjetike, le të themi ka edhe kuptim nëse e jep një ndihme, nuk e zgjedh problemin aspak. Nuk besoj që do të ketë ndikim në përceptimin e qytetarit për këtë formë të qeverisjes”, tha ai.

Tutje ai thotë se nga 3 miliardë investime kapitale, janë realizuar vetëm 1.2 miliardë, 1.8 miliardë janë bartë prej vitit në vit, ku i mungojnë ekonomisë së Kosovës.

Sipas tij kjo nuk është vetëm keqqeverisje kjo është abuzim me autorizimet ligjore që i ka një qeveri.

“Nga 3 miliard invstime kapitale që i kanë pas të planifikuar, kanë realizu 1.2 miliardë, 1.8 miliard janë bart prej vitit në vit. 1.8 miliard euro i mungojnë ekonomisë së Kosovës, sepse këta i kanë lënë rrugën në gjysmë, edhe për Mitrovicë, edhe për Podujevë, edhe autostradën për Gjilan, edhe tunelin për Tetovë që e kanë premtu, edhe rruga për Gjakovë etj. Nëse ekonomia e Kosovës do ti kishte edhe 1.8 miliardë në qarkullim do ti kishte rrit qarkullimin biznesor le të themi edhe për 2.5 miliard ose 3 miliardë. Kjo është jo vetëm keqqeverisje, është abuzim me autorizimet ligjore që i ka një qeveri, është abuzim sepse ti i ke mjetet në dispozicin i mbledh nga qytetarët krenohesh se kam pas rritje të hyrash dhe i mban aty në qeveri dhe krejt rrugët nëpër krejt Kosovën mbesin në gjysmë”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai mandatin e qeverisë Kurti e cilëson si një mandat të humbur, ku shton se çdo gjëje duhet t’ia nisim nga e para.

Këto janë dolma të komunizmit ‘bukën e gojës’ nuk janë të zotë me ato rezeravat e kanë bërë lëmsh, është bërë proces gjygjësor furnizimi me rezerva, dhe krejt sektorët i ke njësoj.Rrugët të gjitha janë përgjysëm, kanë pas probleme edhe në qeverinë paraprake, por kjo nuk e arsyeton vonesën 4 vjeçare humbjen komplet të këtij mandati, pra është një mandat komplet i humbur duhet të kthehemi të ja nisim nga e para.

12/08/2024 09:21

Miratimi i katër ligjeve në Kuvendin e Kosovës, Lushtaku kritikon VV-në: Çështje elektorale dhe pa analizë të mirëfilltë