• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën

04/28/2024 22:21
nga:G C

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se do të luftojnë që të dalin të parët në zgjedhjet e ardhshme.

Haziri për emisionin “Expose”, prodhim i GazetaBlic, thekson se, LDK-ja është rivali kryesor i VV’ja, madje sipas tij, të gjitha akuzat do të vijnë drejt Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Çdo parti ka sondazhe të brendshme, por ai i fundit ku prin VV’ja doli në kohën kur kemi një kandidat për kryeministër, një datë të kërkuar për zgjedhje dhe kemi një ‘ofertë’ e Kurtit për zgjedhje. Ka qenë gjithçka në rrafshin e një atmosfere politike, ku si duket të gjitha partitë tjera i bashkon një pikë, kur vjen në raport LDK-ja”, tha Haziri.

“Ne jemi parti që luftojmë për vendin e parë, jo për vendin e dytë. LDK-ja është rivali kryesor i VV’së dhe VV’ja është rivali kryesor i LDK-së. Ne e dimë që drejtimi i shtizave e akuzat do të jenë karshi partisë tonë”, shton ai.

Haziri tutje thekson se LDK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet e brendshme për zgjedhje.

“LDK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet e saj zgjedhore të brendshme. Tani jemi në fazën e nominimeve për deputet, do të dalim edhe përtej LDK-së ku do të punojmë që të fitojmë besimin e grupeve dhe komuniteteve”, tha Haziri.

Nënkryetari i LDK-së shton se dallimi i kësaj partie me VV’në është si nata me ditën.

“Ne në fokus të programit tonë e kemi familjen. Dallimi mes LDK-së dhe VV’së është si nata me ditën. Ata kanë një politikë përqarëse”, tha Haziri për “Expose”.

Deklarata e plotë