• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haziri: Feride Rushiti u kandidua për të mos u zgjedhur – Kushtetuta është përdorur për agjenda të fshehta të rrezikshme

05/09/2026 17:18
nga:G B

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, në një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin, ka komentuar propozimet për president e ministra, teksa përmend Fatmir Spahiun e Feride Rushitin.

Ai thotë se ata janë propozuar për të mos u zgjedhur, teksa i vjen keq pasi thotë se i njeh ata dhe kontributin e tyre.

“Sa i përket përjashtimit politik, sa herë ka kriza, del qeveria, propozon Fatmir Spahiun si ministër për kulturë, i ka gëzuar të gjithë, edhe mua si deputet por ai propozohet për të mos u zgjedhur. Pas 3 muajve bëhet qeveria e re, ai nuk është askund, edhe për president njëjtë, propozohet për të mos u zgjedhur Feride Rushiti, shfrytëzohen dashuria e gatishmëria për të kontribuuar për vendin por që ata bëhen për të mos u zgjedhur. Edhe pastaj kur të duhet sërish të propozohet kandidat për president, ajo s’do të jetë më. Nuk e di se si ndihen ata por unë ndihem më keq, sepse i njoh me familje, me aktivitete, me kontribut, mua më vjen keq që nuk janë aty, që nuk është ministër, që nuk është president”, është shprehur ish deputeti i LDK-së.

Sa i përket asaj se partitë opozitare s’deshën që Feride Rushiti të jetë presidente, ai thotë se s’ka pasur angazhim politik për këtë çështje dhe se VV ka qenë në proces për menaxhim të krizave.

Haziri thotë se janë në një qark të ndërtuar nga Kurti për kriza dhe nuk mund ta shpërthejë atë opozita.

Po ashtu, ai ka kundërshtuar iniciativat për të ndryshuar ligjin për zgjedhjen e presidentit.

“Nuk ka të bëjë sepse nuk është folur për neve, as me neve, s’ka pasur angazhim politik, ka pasur për të mos u zgjedhur, ose Glauk Konjufca ka mundur të bëhet president nga LVV, ose askush tjetër, krejt të tjerët kanë qenë në proces për menaxhim të krizave dhe të gjendet fajtor publik. Nëse vazhdojmë ta bëjmë politikën e fajtorit publik, kjo është menaxhon kriza, emëron fajtorë publik. Jemi hyrë në qarkun e mbyllur, i cili nuk po shpërthehet. Nuk munden partitë e opozitës ta shpërthejnë qarkun që e kanë ndërtuar për menaxhim të krizave Albin Kurti. Shpirti i Kushtetutës tonë i kësaj republike është bashkëpunimi, nuk është veç vullnet i partive politike, është ndërtuar kjo politikë në bashkëpunim, duhet të mbahet me bashkëpunim. Mund të shkojë deri në fund por hajde pra ta ndërrojmë ligjin zgjedhor. Pati përpjekje në pikë të natës për ndryshim edhe për president, këto janë kategori kushtetuese dhe nuk është vetëm vullnet i shumicës por i gjithë popullit të Kosovës që jeton këtu, sepse të vendosësh bë ora 8 të mbrëmjes hajde ta ndërrojnë ligjin për presidentin, ne atëherë po e bëjmë republikën tonë gjysmë presidenciale”, ka vlerësuar Haziri.

Nënkryetari i LDK-së shton se Kushtetuta është përdorur për agjenda të fshehta të rrezikshme, teksa thekson se nëse duhet të ndërrohet ajo dhe të bëhet në debat të hapur.

“Për mua ka qenë e pakuptueshme pse duhet të hyhet në iniciativa të tilla, pse duhet të kandidohet dikush që nuk zgjedhet, njerëzit e synojnë të mundshmen në këtë dynja, në politikë duhet të kesh edhe më shumë kujdes kur e synon të mundshmen ta arrish por të synosh të pamundurën dhe të luash me procese politike, por duhet dashur pak këtë republikë sepse kur e don atë e respekton dhe Kushtetutën. Kushtetuta jonë është përdorur për të ndërtuar politika, agjenda dhe fatkeqësisht për mua deri vonë të fshehura kanë qenë, agjendat e fshehura janë të rrezikshme, një agjendë e cila nuk bëhet publike për popullin e vet, për partinë e vet, për partitë opozitare, sepse nëse ka ardhur koha të ndërrohet sistemi kushtetues, shtetëror, duhet të hapet debati, krejt Kosova të çohet në këmbë, krejt kategoritë të marrin pjesë dhe krijohet një ambient ku mund të ndërrohet sepse nuk është as Kuran, as Bibël, por ne nuk e kemi mbyllur shtetndërtimin ende, nuk janë mbyllur raportet me shtetet sllave, me Serbinë ende”, ka deklaruar Lutfi Haziri për BlicInterview./Gazeta Blic/