• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haxhiu: Zajednica nuk kalon!

12/03/2022 21:40
nga:Y I

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ftuar në Blic Interview është pyetur në lidhje me Zajdenicën.

Haxhiu ka thënë se as Serbia nuk kalon dhe as Zajednica .

“Serbia nuk kalon siç ka thënë kryeministri dhe as Zajednica nuk kalon”

Sa i përket aspektit të negociatave, Haxhiu tha se Kosova është në rrugë të mbarë.

“Me aspektin e negociatave nuk jam marrë drejtpërdrejt por duke qenë që jam marrë sa kam qenë në opozitë në vazhdimësi, unë besoj se Kosova është në rrugë të mbarë, ka një kryeministër që për herë të parë ia ka kthy dinjitetin vendit dhe që nuk lëshon pe e nuk bën koncesione në dëm të qytetarëve” tha Haxhiu raporton Gazeta Blic.