• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haxhiu tregon se kur pritet të fillojë zbatimi i Ligjit për Mbikqyrje Elektronike

12/03/2022 21:23
nga:Y I

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin tregoi se kur pritet të fillojë zbatimi i Ligjit për Mbikqyrje elektronike.

Haxhiu konfirmoi se kanë marrë miratimin nga Ministria e Financave për zbatimin e këtij ligji.

“Ligji për Mbikqyrje elektronike është hartuar nga Ministria e Drejtësisë por zbatimi i të njëjtës është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nuk po e them këtë për t’ia bartur përgjegjësitë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në fillim të mandatit tonë ne kemi identifikuar nevojat që kanë institucionet në mënyrë që t’i ndërmarrim veprimet për të njëjtat”

“Së pari është bërë një studim në raport me kosoton që ka zbatimi i këtij ligji dhe është përmbyll studimi dhe tani së fundmi ne e kemi adresuar edhe si Grup ndërministror dhe tani kemi marrë miratimin nga Ministria e Financave për zbatimin e këtij ligji. Ka mundur të bëhet para disa kohësh por duhet të kemi parasysh se asnjë Qeveri asnjëherë nuk e ka pas vëmendjen jo vetëm për zbatimin e Ligjit për Mbikqyrjen elektronike por nuk mbaj mend Ministër të Drejtësisë i cili ka bërë ndonjë ndonjë adresim për luftimin e këtij fenomeni” tha Haxhiu raporton Gazeta Blic.