• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haxhiu: Po punohet nga MPB-ja që në njësitet ku raportohet dhuna në familje të ketë vetëm policë të profilizuar

12/03/2022 21:28
nga:Y I

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu duke folur në lidhje me vrasjet e fundit që tronditën vendin dhe rastet e dhunës në familje, tha se ka probleme të mëdha në Polici.

Haxhiu tha ambienti ku raportohet dhuna në Polici është i papërshtatshëm dhe nuk ka konfidencë për viktimën.

“Ne jemi të vetdijshëm që problemet e njëjta që i kemi në sitemin e drejtësisë i kemi edhe tek Policia. Jemi të vetdijshëm që në kuadër të departamenteve, njësiteve ku raportohet dhuna edhe policë të cilët udhëhiqen nga mentaliteti patriarkal.Edhe në të kaluarën sikurse edhe tani kam patur rastin të takohem me viktima dhe kur raportojnë rastet në Polici, së pari ambienti ku raportohet rasti i dhunës është i papërshtatshëm. Duhet të japësh deklaratën edhe në prani të disa zyrtarëve të tjerë, pra nuk ka asnjë konfidencë për viktimën .

Tutje Haxhiu tha se po punohet nga MPB-ja që në njësitet ku raportohet dhuna në familje të ketë vetëm policë të profilizuar.

“Siç jeni në dijeni edhe Ministria e Drejtësisë edhe Ministria e Punëve të Brendshme janë në reforma të thella të sistemit. Ministri Sveçla është duke bërë përpjekje maksimale bashkë me UD. E detyrës së drejtorit të Policisë që në njësitet që kanë të bëjnë me adresimin e dhunës në familje dhe asaj në baza gjinore, të jenë vetëm policë të profilizuar” tha Haxhiu në Blic Interview raporton Gazeta Blic.