• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haxhiu: Nëse kështu vazhdon me këtë trend të ikjes së mjekëve, ne rrezikojmë një kolaps në sistemin shëndetësor!

10/23/2022 21:14
nga:Gazeta Blic

“Expose” prodhim medial i portalit GazetaBlic.com sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 pjesën e dytë të dokumentarit për ikjen e qytetarëve, me fokus mjekët.

Në këtë dokumentar pasqyrohet trendi i largimit të mjekëve nga sektori publik dhe pasojat për sistemin shëndetësor.

Alarmi për kolaps në sistemin e shëndetësisë tashmë është ndezur. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu, thotë se ndodhemi në një situatë delikate.

“Na jemi në një situatë mjaftë delikate, e keni parë që në muajin e fundit mesatarisht 15 deri në 16 operacioneve kanë dështuar në ditë për shkak të mungesës së anesteziologëve, mirëpo edhe në shërbime tjera kanë filluar të vërehen mungesa për shkak ikjes së specialistëve, nëse kështu vazhdon me këtë trend të ikjes së mjekëve, ne rrezikojmë një kolaps në sistemin shëndetësor, dhe pamundësisë për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në kujdesin publik”, u shpreh ai.

Sipas Haxhiut, pagat e vogla dhe kushtet jo të për pështatshme për të ofruar shërbime shëndetësore, janë prej arsyjeve më të shpeshta për të cilat ikun mjekët.

“Janë tri arsyje të cilat të gjithë profesionstët shëndetësor që kanë ikur nga Kosova, në deklarimet e tyre i kanë thënë, është paga e vogël, mungesa e kushteve të punës dhe mungesa e mbështetjes për edukim të vazhdueshëm profesional, këto janë arsyje kryesore, ndonëse ka edhe arsyje tjera”,tha ai.

Më poshtë emisioni i plotë: