• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haxhiu: Mentaliteti patriarkal është i shprehur tek gjyqtarët dhe prokurorët, tentojnë të fajësojnë viktimën!

12/03/2022 21:20
nga:Y I

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, tha se një nga proritet e Qeverisë Kurti është adresimi i dhunës në familjes dhe asaj në baza gjinore.

“Në secilin takim që kam patur me përfaqësuesit e sistemit të Drejtësisë e kam bërë të qartë se një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës është edhe adresimi i dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore duke qenë se jemi të shqetësuar jashtëzakonisht shumë me mentalitetin patriarkal në shoqërinë tonë, madje mentaliteti patriarkal duket se është jashtëzakonisht i shprehur edhe tek institucionet dhe kjo bëhet më e rëndë”

Haxhiu tha se është mjaft e rëndë pasi mentaliteti patriarkal është i shprehur tek gjyqëtarët dhe prokurorët po ashtu edhe tek Policia.

“Ne mund ta kuptojmë nëse një qytetar i Republikës së Kosovës që nuk ka një pozicion në një institucion të Republikës së Kosovës mund të udhëhiqet nga një mentalitet patriarkal, ne si institucione duhet të punojmë ta emancipojmë qytetarin apo shoqërinë tonë. Por kjo bëhet më e rëndë kur ky mentalitet patriarkal është i shprehur tek prokurorët dhe gjyqëtarët sikurse edhe tek Policia edhe tek nivelet e tjera.Unë mendoj se duke qenë që sitemi i drejtësisë përballet me këtë mentalitet, prokurorët dhe gjyqëtarët paragjykojnë rastet e dhunës në familje, tentohet që të fajësohet viktima, pra në vend që të merren me dhunuesin ata tentojnë që të fajësojnë viktimën, ta paragjykojnë atë. Duhet të kemi parasysh se viktima asnjëherë nuk është fajtore.Prandaj institucionet e drejtësisë nuk i kanë trajtuar rastet me seriozitet sepse nëse i shohim statistikat shumica dërmuese e rasteve kanë dënimine minimale, të tjera parashkruhen edhe po ashtu ka vendime zakonshëm për lëshime në procedurë të rregullt” tha Haxhiu në Blic Interview me Astrit Gashin raporton Gazeta Blic.