I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është doktori i shkencave juridike, Bardhyl Hasanpapaj.
Hasanpapaj tha se shumica (juristë) që tentojnë të përdorin 60-ditëshin e nenit 82, si e drejtë kushtetuese që prevalon mbi 30-ditëshin e përcaktuar në nenin 86, sipas tij, mbrojnë pozicion politik.
“Ka shumë teori por unë besoj që edhe ata vetë, juristët, shumë prej tyre shumë të mirë të respektuar, e din fare mirë këtë imperativ kushtetues që ai 60-ditëshi është në një kontekst fare tjetër dhe është në shërbim të këtij maksimumi, limiti të vendosur kushtetues. Ata po mbrojnë pozicione politike që është e drejtë e tyre dhe mund të bëjnë avokatin e një pozicioni politik por nuk i bëjnë nder. Unë besoj shumica që tentojnë të përdorin 60-ditëshin e nenit 82, si e drejtë kushtetuese që prevalon mbi 30-ditëshin e përcaktuar në nenin 86, shumica mbrojnë pozicion politik” deklaroi Hasanpapaj në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


