• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Hasani: Me veprimet që Kurti i ka bërë në veri e ka izolu Kosovën nga faktori ndërkombëtar!

05/09/2025 23:41
nga:Y I

I ftuari i radhës në ‘Blic Interview’ është deputeti i PDK-së, Nait Hasani.

Hasani foli në lidhje me veprimet e Qeverisë në Veri të vendit ku u shpreh shumë skeptik.

Ai tha se me veprimet që Kurti i ka bëri në veri e ka izolu Kosovën nga faktori ndërkombëtar.

“Ato që janë bër në Veri janë luftë kundër kriminalitetit, në çdo vend bëhet lufta kundër krimit, nuk është vetëm në veriu. E njëjta luftë është nëpër çdo vend të Kosovës. Me veprimet që Kurti i ka bëri në veri e ka izolu Kosovën nga faktori ndërkombëtar, Nëse ne duam dialog, integrim, nëse ne duam të shkojmë në Bashkimin Evropian duhet të gjejmë gjuhën, kulturën, mundësinë dhe rrugën për me arrit deri atje. Edhe Qeveritë e mëparshme kanë mundur të bëjnë të njëjtat veprime, edhe t’i ndalin tabelat, edhe ti heqin bankat. Por me Komunitetin ndërkombëtar me Bashkësinë Ndërkombëtare me miqtë dhe aleatët tanë që na kanë ndihmu me u çliru që na kanë mbështetë, që e kanë njohtë Pavarësinë e Kosovës, që kanë financu, ata kanë kërku ta gjejmë një gjuhë më të butë të arritjes së qëllimit, të arritjes deri në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare” deklaroi Hasani në Blic Interview.

Hasani duke iu rikthyer situatës aktuale politike tregoi nëse e voton një kandidat tjetër përveç Albulena Haxhiut.

“Partisë fituese të zgjedhjeve i takon e drejta për propozimin e kryetarit të Kuvendit. Partia fituese nuk i ka numrat prandaj i duhet një partner koalicioni, nuk është me rendesi kush eshte. Përveç Donikës dhe Albulenes që nuk janë unifikuese të gjithe të tjeret janë të përshtatshëm” tha Hasani.