• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Hasani: Me marrëveshjen e Ohrit, Kosova s’mund të thirret në vendim të Kushtetueses – ajo i jep Serbisë autorizime më të mëdha se me Ahtisarin

06/02/2023 20:44
nga:G B

Enver Hasani, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit ka esencë që Kosova më s’mund të thirret në vendim të Gjykatës Kushtetuese të 2015-ës.

Në intervistën për BlicInterview me Astrit Gashit, ai thekson se marrëveshjet ndërkombëtare kanë standard që nuk mund të jenë objekt i kontrollit kushtetues pasi të hynë në fuqi

“Një gjë duhet të dihet, Marrëveshja e Ohrit që është emërues i përbashkët edhe për Brukselin si plan implementimi. Cila është A,B,C e saj, esenca e saj? Esenca e asaj është se s’mund të thirresh më në vendim të Gjykatës Kushtetuese të 2015-ës. Ai thotë të gjitha marrëveshjet që janë arritur, edhe ato të 2015-ës, por vendimi s’ka relevancë. Pse po e them këtë? Sepse ju duhet ta kuptoni një çështje. Marrëveshjet ndërkombëtare ekziston një standard i etablum në Evropë, nuk mund të jenë objekt i kontrollit kushtetues pasi të hynë në fuqi, ato para se t’i nënshkruash, t’i ratifikosh, ka Kushtetuta që e lejojnë t’i thonë palës tjetër me të cilën ti bën marrëveshje, unë kam një kufizim kushtetues dhe s’mundem pa e pyet Kuvendin apo organet tjera për ta legjitimuar. Zhvlerësimi i tyre nga gjyqësia kushtetuese e brendshme nuk është standard që ta pranon bashkësia ndërkombëtare”, thotë Hasani.

Ai deklaron se kurrë nga askush në biseda as në Bruksel as në Ohër nuk është thënë vendimi i Gjykatës Kushtetuese është ky, i kemi këto kufizime.

“Në vendimin e 2015 të Gjykatës Kushtetuese nuk është kontestues grupi, aty sqarohet se çka nënkuptohet me vendim të qeverisë sepse Kushtetuta jonë përdor një dekret, po dihet vendimet që ka nxjerrë qeveria, ato janë sqaruar nga gjykata kushtetuese, ato ngelin. Objektivisht s’mund të bazohesh më në të, sepse ke marrë një zotim. Po më vjen keq që po e them, nga burime të dorës së parë, nuk është thënë asnjëherë nga ata që kanë qenë në Vjenë kur është lidhur ajo marrëveshje, nuk është thënë kurrë në biseda as në Bruksel as në Ohër kurrë nuk është thënë vendimi i Gjykatës Kushtetuese është ky, i kemi këto kufizime. Ma gjej një dëshmitar që ka qenë prezent, që e thotë se ia kanë futur në hundë, përkundrazi, në Bruksel kanë shkuar me argumente tjera, me libra tjerë të disa autorëve lokal këtu, kanë shkuar me projekte për marrëveshje që ishte për ndalje të luftës e mos sulmim cilat gjoja për t’i plotësuar, e tani thirret në Marrëveshjen e Ohrit e të Brukselit, që janë gjoja palët duhet respektuar thirrjet për paqe. Ajo është tjetër, ajo është formulim standard që shtetet dhe subjektet i bëjnë për çështje të ndryshme”, shprehet ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Ai përmend deklaratën e kryetarit të komisionit për politikë të jashtme, Menendez, se Kosova nuk po merr garancione, teksa thotë se ndan të njëjtin shqetësim me të.

“A e tha Menendez, kryetari i komisionit për politikë të jashtme, se Kosova nuk po merr garancione, nuk është  sigurt, a e tha. Madje, me hierarki ai është përfaqësues i votës së krejt shteteve amerikane. Prandaj, shqetësimin që e thotë Menendez e kam edhe unë të njëjtë, jo vetëm se e tha ai, por për të qenë këto të sigurta, atëherë duhet t’i thuash “okej, hajde t’i bëjmë marrëveshjet”, që nuk iu kanë thënë as në Ohër. Ta zëmë, palët zotohen se marrëveshja, statuti i Asociacionit, pa u bë, pa u ditur drafti, ta bëjnë kuadrin juridik, nuk prek konkretisht cilat dispozita të Kushtetutës, apo të Kuvendit, apo që kanë të bëjnë me Gjykatën Kushtetuese, duhet të konkretizohen, cilët parametra të Kushtetutës. Pika 2, p.sh: të thonë, palët pajtohen që statuti i Asociacionit dhe entiteti i bashkësisë së komunave serbe nuk mund të transformohet në entitet tjetër të së drejtës publike me pushtet konstituiv që i themi, që e shpreh vullnetin kushtetues të serbëve lokal. 3. Të gjitha këto, çdo akt i këtij asociacioni i nënshtrohet kontrollit kushtetues dhe kontrollit të ligjshmërisë. Ti kur ta bësh këtë kornizë të organeve qendrore, atëherë ti mund ta thuash këtë që po e thonë sot e që nuk do të dalë”, thotë ish kryetari i Kushtetueses.

Hasani vlerëson se testi i marrëveshjes nuk flet për shtet sovran dhe të pavarur.

Ai shton se Marrëveshja e Ohrit i jep autorizime Serbisë, më të mëdha se që ka i ka pasur me Ahtisarin dhe me marrëveshjet me 2013 e 2015.

“Marrëveshja e Ohrit thotë pa paragjykim të statusit, sot në marrëdhënie me Serbinë Kosova e ka rihapur, e ka pranuar që ajo ka ekzistuar vetëm për vendet mosnjohëse, nuk ka qenë standard. E dyta, edhe preambula, edhe teksti i marrëveshjes, nuk flet për shtet sovran dhe të pavarur, se po të ishte ashtu siç ka qenë modeli i dy Gjermanive, do të thoshte Republika e Gjermanisë ose shteti i Gjermanisë, ose shteti i Kosovës, siç thuhet. E treta, garantimet e integritetit territorial të pasaportave, dokumenteve, ato nuk janë prerogativa ose garancione të sovranitetit territorial të shtetit, për shkak se dispozita të tjera nuk flasin për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në veri, por flasin për shtrirjen e sovranitetit serb në veri. Kjo marrëveshje nuk e përjashton Serbinë, përkundrazi, i jep autorizime që i ka pas, edhe më të mëdha se me Ahtisarin, edhe në dy marrëveshjet që kanë qenë të 2013”, deklaron Enver Hasani./Gazeta Blic/

04/13/2024 14:19

Daka: Besoj që do të ndodhin zgjedhjet e para të rregullta parlamentare, s’ka shenja për zgjedhje të jashtëzakonshme