• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Hasani: Kurti nuk dëshiron ta ndaj pushtetin me askënd – Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese që të mbyllet ky ngërç politik

05/09/2025 21:52
nga:Sh R

I ftuari i radhës në Blic Interview, është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Nait Hasani, raporton GazetaBlic.

Hasani thotë se Kurti nuk dëshiron ta ndaj pushtetin me askënd, ku sipas tij forma që mos ta ndaj pushtetin është propozimi i Albulena Haxhiut si kryeparlamentare, e cila nuk është një kandidate unifikese.

“Kurti nuk është ka don me kuptu një proces që e ka humbë mundësinë dhe rastin, nuk i ka më 51%. Ai nuk dëshiron ta ndaj pushtetin me askënd, dhe forma që mos ta ndaj pushtetin me askënd është një kandidat që nuk është unifikues, dhe janë 70 deputet që nuk e mbështesin Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit”, shtoi ai.

Ai ka theksuar se marrëveshja e 8 prillit, e arritur në kryesinë e Kuvendit, ka parashikuar një votim të hapur për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, dhe ky proces duhet të vazhdojë deri në fund, pa asnjë ndryshim.

“Mundësia është që ti drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Po kemi diskutu disa herë por kemi shpresu që LVV do ta bëjë një ndryshim të kandidatit. Marrëveshja e 8 prillit e kryesisë së Kuvendit është marrë që të shkohet me votim të hapur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ai proces duhet me vazhdu deri në fund ashtu si ka fillu. Cili version të zgjedhet ai vazhdohet, e kanë zgjedh votimin e hapur ai do të vazhdohet. Ndrrimi në proces tregon mosbesimin, frikën, mashtrimin, zhgënjemin dhe pavendosmërinë”, tha ai.

Hasani thotë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar që kjo procedurë të trajtohet si një shkelje dhe të mbyllet ky ngërç politik.

“Mundësia është që ti drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Po kemi diskutu disa herë por kemi shpresu që LVV do ta bëjë një ndryshim të kandidatit. Ne do ti drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, shpresoj që nga java e ardhshme do ti drejtohen kësaj gjykate dhe të kërkojnë se kjo është shkelje e procedurës dhe do të ketë një afat të mbylljes së kësaj gjendje”, përfundoi ai shkruan GazetaBlic.