Luan Hasanaj nga ‘Let’s Do It’ ka folur në lidhje me projektin e gazit amerikan i cili po refuzohet nga qeveria e Kosovës.
Hasanaj tha se shpreson që të pranohet një projekt i tillë pasi më shumë se sa projekt energjitik dhe ekonomik është projekt strategjik për Kosovën.
Ai potencoi se Kosova ka interesa të jashtëzakonshme me SHBA-të dhe s’e nuk duhet me asnjë çmim të refuzohet një projekt i tillë.
“Unë akoma me thënë të drejtën shpresoj se do të pranohet projekti i gazit amerikan sepse më shumë sesa projekt energjitik,më shumë se projekt ekonomik ky për Kosovën është projekt strategjik. Ne kemi interesa të jashtëzakonshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk do duhej me asnjë çmim dhe asnjë kusht t’a refuzojmë një projekt të tillë. Eshtë shumë shqetësuese që po hezitohet të pranohet një projekt i tillë lëre më që ajo të ndodhë”
Hasanaj tha se nëse e krahasojmë me termocentralet dhe djegien me thëngjill, projektet me gaz kanë një nivel më të ulët të ndotjes.
“Sa i përket pasojave në mjedis secili burim energjie i cili bëhet prej burimeve fosile ka ndikim në mjedis. Por nëse ne e krahasojmë me termocentralet, djegien me thëngjill sigurisht që ky projekt, projektet me gaz kanë një nivel më të ulët të ndotjes. Një projekt i tillë për Kosovën duhet të shihet si një projkt tranzitor drejt energjisë alternative. Eshtë jashtëzakonisht e rëndësishme që në këtë rast të dalim përtej interesave qofshin ato mjedisore apo të tjera dhe të rreshtohemi krah miqve të vendit tonë” potencoi Hasanaj nga ‘Let’s Do It’.
Sa i përket kësaj çështjeje, Hasanaj, tha se nuk do të duhej të kthehej në një përplasje politike dhe as që do të duhej të ishte temë.
“Kjo çështje nuk duhet të kthehet në një përplasje politike, kjo nuk do të duhej të as që të ishte temë. Sigurisht që janë të rëndësishme modalitete, diskutimet e brendshme të cilat bëhen mirëpo deklaratat në publik të vendimarrësve tanë, të cilët dalin dhe i flasin me atë gjuhë publikut, i cili në shumicën e rasteve as që e kupton se për çfarë bëhet fjalë, absolutisht e krijon një lloj konfuzioni” deklaroi Luan Hasanaj nga ‘Let’s Do It’ për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


