• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Daut Haradinaj tregon se pse vendosi t’i hyjë garës për kryeqytetin

07/23/2021 20:26
nga:Y I

Kandidati i AAK-së, për kryetarë të Prishtinës, Daut Haradinaj, i ftuar në Blic Interview, ka rrëfyer detaje të panjohura më parë se si vendosi t’i hyjë garës për kryeqytetin.

Haradinaj tha se e kishte kuptuar se ishte konsumar disi në postin e deputetit dhe në bashkëpunim me strukturat u vendos që të ishte ky kandidat.

“Nuk është që nuk është mendu, është diskutu, kemi qenë në plot forume me shumë akterë të kryeqytetit kryesisht, është diskutu se kush kishte mujt me qenë një më adekuat, dhe përfundimi është bashkë me kolegët e mi, thanë se pse mos me i hy garës për Prishtinën. Të qenit deputet, të konsumon koha. Duke e parë që edhe Kuvendi kishte nevojë për doktorin Shemsedin Dreshaj se ishte Pandemia dhe duhet ai në Kuvend, e diskutoj edhe me struktuart e degës këtu, ishte ideja që me i hy kësaj gare. Se sa do jemi të suksesshëm e shohim në fund, por për momentin jam shumë i kënaqur me përgjegjësinë që e kam marrë dhe me pritjen në kryeqyet” tha Haradinaj në Blic Interview me Astrit Gashin raporton Gazeta Blic.