• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haradinaj: Shihet një ‘shkrirje’ mes Kurtit dhe Krasniqit, gjatë takimit të tyre u pa një bisedë relaksuese!

05/25/2024 12:42
nga:Sh R

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qenë i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Ai foli edhe për takimin e fundit ndërmjet kreministrit Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Haradinaj tha se shihet një ‘shkrirje’ mes Kurtit dhe Memlit, ku thotë se gjatë takimit të tyre u pa një bisedë relaksuese.

“Shihet një shkrirje, ishte një takim i ngrohtë mes tyre, u pa një bisedë relativisht relaksuese përshendetje të mira, u ditke se në atë takim nuk do të marrin pjesë partitë tjera. Kurti ka mujt me njoftu zotrin Krasniqi dhe Abelardin, me ju thënë ju lutem po e shtyjmë për një ditë tjetër se nuk po vin të gjitha palët, më falni faleminderit për konfirmimin, dhe do ta mbajmë njëherë tjetër, megjithatë ata e mbajtën. Shihet një shkrirje një përafrim kurse ku qon ky përafrim ndoshta është herët me thënë, por shihet një marrdhënie ndryshe nga ata që kanë qenë. Shihet një shkrije që i ka befasu një pjesë të opinionit, edhe mu më ka befasu një situatë e tillë, një pamje e tillë ka qenë edhe ajo habia që Kurti na kritikojke që takohen nëpër restorante, Kurti nonstop e akuzojke PDK për zanzi bar po takoheni natën thojke, dhe realisht ai i përmbushi krejt ato që i kishte fy në të kalumen se e boni të njëjtën” deklaroi Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, thotë se Memli Krasniqi, nuk u konsuluta fare me të para takimit, kurse Lumir Abdixhiku ka kontakuar me Haradinaj.

“Zotri Krasniqi nuk e ka pa të udhës me marr ndonjë komunikim me mua para takimit, pra prej ftesës deri në takim nuk kom pas komunikim me PDK. LDK më ka pyet po nuk kom arrit me ja kthy përgjigjjen, për shkak që veç ka dal deklarata jonë, pastaj pasi kemi marrë qëndrim kemi komuniku me LDK, me zotri Abdixhikun. Ja kemi jep shpjegimet se pse nuk kemi shku, që kanë rezultu të jenë të përafërta ose gati identike shqetësimet. Pas takimit unë e kam thirr Memlin, edhe e kam pyet se cka osht tu ndodh, duhet të bëjmë kujdes, sido që të vendosim duhet të vendosim tretë bashkë” tha Haradinaj në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”